Halimi: Anetaret e KLD, jo me me delegim
Ministri i Drejtesise, paralajmeroi dje kalimin e dy projektligjeve shume te rendesishme ne mbledhjen e se merkures ne Keshillin e Ministrave, ate te Gjykates se Larte dhe ligjin per Konferencen e Gjyqesorit. Bazuar ne faktin se ligjet kerkojne 3/5 per miratim ne Parlament, Halimi u shpreh optimist, sidomos per ligjin per Konferencen e Gjyqesorit, pasi, sipas tij, opozita deri me tani ka dhene pelqimin rreth draftit te hartuar. "Te merkuren ne Keshillin e Ministrave do te kalojme 2 projektligje, ate per Gjykaten e Larte dhe per Konferencen e gjyqesorit. Besoj se do te marre konsensusin e opozites, ka nje vit e gjysme qe po hartohet si ligj, para pak muajsh pati nje konference ku ishin dhe deputete te opozites", - tha z.Halimi gjate nje interviste dhene per Tv Ora News. Ligji parashikon te njejtat rregullime qe ka pasur, ka disa risi si zgjedhjen e anetareve te KLD ne menyre te drejtperdrejte dhe jo me delegim apo dhe organizimin e fushatave nga gjyqtaret. "Edhe anetaret e PS jane shprehur pozitivisht per draftin, besoj se do te marre miratimin e opozites brenda korrikut", - tha ministri.
Sa i perket ligjit per Gjykaten e Larte eshte rene dakord qe te kete 19 anetare. Ai do te funksionoje me tre dhoma me 6 gjyqtare dhe nje gjykates. "Procesi i emerimit te anetareve udhehiqet nga meritokracia dhe vlerat e juristeve dhe gjyqtareve, vendosen kritere dhe kushte me te qarta per perzgjedhjen, qofte nga Presidenti apo dhe kalimi qe behet ne Parlament. Kryesorja eshte transparenca qe e shoqeron kete proces nga gjeneza deri ne perfundimin e saj, si dhe konsultimet e Presidentit me grupin parlamentar", - sqaroi Ministri i Drejtesise.
Numri 2 i KLD
Vendin vakant te nenkryetarit te KLD-se, Eduard Halimi e sheh nder detyrat e para te Presidentit te ri Nishani. Duke e konsideruar nje eufori te panevojshme tentativen e Presidentit Topi per te zgjedhur menjehere pasardhesin e Kreshnik Spahiut, z.Halimi vlereson se e gjithe kjo po e conte institucionin ne rrjedhen e debatit dhe konfliktit, gje qe s`duhet te ndodhe. Ai pohon se si Presidentin e ri, ashtu edhe nenkryetarin e KLD, i pret nje pune e madhe, pasi, sipas tij, jane nje sere ceshtjesh te mbetura pezull prej kohesh.
Mandati i Rames
Asnje institucion nuk mund te kete mandat te palimituar dhe si rrjedhoje mandati i Prokurores se Pergjithshme eshte i paracaktuar ne Kushtetute per permbylljen e tij ne nentor te ketij viti. Kjo deklarate ka ardhur nga ministri i Drejtesise, Eduart Halimi, i cili tha dje se kushtetuteberesi kur harton Kushtetuten percakton dhe dispozitat transitore per mandatet dhe ndryshimet kushtetuese te 2008-s per mandatin e Prokurorit nuk kane fuqi prapavepruese.
"Qofte Kushtetuta, qofte ligji per mbrojtjen e Prokurorise flasin qarte se mandati per Kryeprokuroren e Pergjithshme mbaron ne nentor te 2012-s. Cdo institucion, qe nga Presidenti deri tek institucionet e tjera, duhet te jene me mandate, ka qene diskutim i bere kohe me para se te emerohej zonja Rama. Nuk mund te kete institucion pa mandat. Kushtetuteberesi kur harton Kushtetuten percakton dhe dispozitat transitore per mandatet. Ndryshimet kushtetuese te 2008-s per mandatin e Prokurorit nuk kane fuqi prapavepruese", - tha z.Halimi.
Shkelje ne prokurori
Duke e vleresuar raportin e Ministrise se Drejtesise kundrejt Prokurorise nje raport periodik qe ka si funksion te ndeze driten e alarmit aty ku realisht ka shkelje, kreu i Drejtesise tha se Ina Rama duhet te alarmohej per shkeljet e vartesve te saj dhe jo per monitorimin qe eshte bere nga Ministria. "Raporti mbi Prokurorine ishte periodik, heton performancen e Prokurorise. Pushtetet jane te pavarura, por te kontrollueshme. Kontrollet jane zhvilluar gjate vitit te kaluar, monitorimi i institucioneve eshte i rendesishem per te ndare perceptimin e publikut nga gjendja reale, ky eshte qellimi i inspektimeve te Ministrise se Drejtesise, te cilat zakonisht behen mbi ankesat e qytetareve", - tha ministri.
Ai pohoi dhe se raporti qe eshte cuar ne Parlament ka te beje me 16 inspektime, ku 14 jane te kerkuara nga qytetaret dhe 2 prej Ministrise se Drejtesise. Nga keto kane rezultuar se 15% e prokuroreve kane pasur shkelje disiplinore dhe kjo per ministrin nuk eshte dicka madhore, madje shume here larg perceptimit te publikut, sepse sic pohon ai, "po t'i pyesesh ata thone edhe 90%".
Kontrollet
"Askujt si pelqen te kontrollohet, por, nese kontrolluesi te thote kujdes se ke 15% te Prokuroreve me probleme, kjo duhet marre seriozisht dhe te reflektohet, jo te behen deklarata boshe dhe te hidhet faji tek te tjeret. Ministria e Drejtesise kontrollon politikat penale, ndez llambat e alarmit", - shtoi Halimi. I pyetur nese e gjithe skema ishte nje hap i pare per te vulosur shkarkimin e zonjes Rama, z.Halimi shpjegoi se ne teresine e raportit nuk ceket fare Prokurorja e Pergjithshme, duke e cilesuar me teper nje ceshtje mediatike.