E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Nuk heqim dore nga kerkesat per Reformen Zgjedhore



Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, deklaroi dje se opozita nuk do te heq dore nga kerkesat e saj per Reformen Zgjedhore. Ne mbledhjen e Grupit Parlamentar, Rama ka theksuar se jane kater ceshtje, ndaj te te cilave nuk mund te behet asnje kompromis. Riformatimi i KQZ, hapja e materialeve zgjedhore me kerkese te dy anetareve te KQZ, projekt pilot per sistemin e numerimit dhe identifikim te votuesve dhe procedura te qarta per komisioneret e zgjedhjeve, jane kater prej ceshtjeve qe kreu i PS-se ka theksuar ne mbledhjen e djeshme te grupit parlamentar si mjaft te rendesishme.

"Eshte e qarte ajo qe kerkojme ne dhe duhet te jete e qarte per te gjithe, per publikun, per palen tjeter dhe per miqte dhe per partneret nderkombetare, se nuk mund te kete zgjedhje normale ne Shqiperi ne rast se nuk ka reformim te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve", - u shpreh dje kreu i selise roze. Ai ka theksuar se PS e ka te pamundur te terhiqet nga kjo pike. "Riformatimi i saj eshte nje domosdoshmeri. Partia Socialiste e ka te pamundur te terhiqet ne emer te cfaredo kompromisi kur eshte fjala per te riformatuar KQZ-ne dhe per te krijuar kushtet qe ky institucion te jete ne sherbim te publikut dhe te garantoje zgjedhje te lira e te ndershme duke i garantuar te gjitha palet dhe jo nje thertore e zgjedhjeve qe kryeministri kerkon ta mbaje hapur me cdo cmim, qofte edhe duke sakrifikuar shansin me te fundit per nje pergjigje pozitive nga Brukseli ne vjeshte", - u shpreh ai. Rama ka theksuar se transparenca e materialeve zgjedhore eshte nje tjeter element "per te cilin ne besojme se nuk perfaqesojme interes pale apo nje vullnet partiak kur e kerkojme". Sipas tij, eshte e pamundur te zhvillohen zgjedhje normale, nese nuk ka transparence ne kete proces. Ai ka theksuar se ceshtja e transparences lidhet dhe me vendimmarrjen e KQZ per zonat ku ka probleme. "Cdo komisioner duhet te jete njeriu i ligjit dhe jo njeriu i partise ne tryezen e punes se tij. E, per me teper pastaj edhe gjithe ndryshimet e bera per kete qellim, ne Kodin Penal kthehen ne nje vrime ne uje ne rast se nuk shoqerohen me kete ndryshim te domosdoshem qe nenkupton thjesht sqarimin e nje neni, per te cilin patem nje konflikt te gjate me baze vendimmarrjen arbitrare te KQZ-se. E nenit qe percakton qe se cdo pale ka te drejten e transparences mbi procesin zgjedhor", - u shpreh kryesocialisti Rama. Kreu i PS-se ka theksuar se projektet pilote per sistemin e identifikimit te zgjedhesve duhet te zbatohen ne baze te rekomandimeve te OSBE-ODIHR. "Identifikimi i zgjedhesve eshte problematik, propozimi yne besojme se e zgjidhte problemin ne rang vendi, por edhe autoriteti i ekspertizes se ODHIR-it nuk mund te anashkalohet, e pikerisht per kete, ne kemi propozuar nje draft kompromisi duke u mbeshtetur tek ekspertiza e ODHIR-it. Pra, le te bejme dy sisteme pilot ne territorin e vendit per identifikimin dhe per numerimin elektronik. Keto jane kater ceshtje themelore per ne", - u shpreh dje kreu i selise roze. Keto jane kater pika kyce per nje Reforme Zgjedhore te vertete dhe per nje konsensus qe nuk mund te linde nga nje kompromis i pakuptimte, por duhet te linde nga nje kompromis i shendetshem ne raport me ecurine e procesit zgjedhor. Kreu i PS-se ka theksuar se keto qendrime nuk jane politike, por lidhen me interesin publik per zgjedhjet. Nga ana tjeter, ai ka theksuar se i takon PD-se te jape konsensus, pasi PS i ka bere te gjithe hapat e nevojshem. "PS ne te gjithe ecurine e punes se Komisionit te Reformes Zgjedhore i ka bere te gjithe hapat per te gjetur kompromis. Tani eshte koha dhe radha e pales tjeter qe te jape kompromisin e nevojshem dhe te mos qendroje ne pozicionet e vjetra te pas zgjedhjeve te vitit 2009, si per KQZ-ne, si per transparencen e materialeve zgjedhore, duke kercenuar keshtu integritetin e zgjedhjeve dhe duke paralajmeruar 'de fakto' nje proces te pabesueshem, pa asnje lloj besueshmerie dhe pa asnje lloj garancie", - u shpreh Rama.

Rama komenton zhvillimet e fundit

"Programi i PS zgjidhje per arsimin, korrupsionin dhe ekonomine"

Ne fjalen e tij para deputeteve te PS-se, Rama eshte ndalur dhe ne zhvillimet e fundit qe kane ndodhur gjate kesaj jave. Duke shprehur keqardhjen per humbjen e jetes se nje minatori, Rama u shpreh se vazhda e fatkeqesive te minatoreve eshte kthyer ne nje rutine. Ndersa ka shtuar se kryeministri Sali Berisha ende nuk ka pranuar te pergjigjet ne nje interpelance per kete ceshtje. "Prej tre muajsh, kryeministri refuzon te pergjigjet me interpelancen e kerkuar per te, posacerisht per ate qe ndodh dite per dite ne Bulqize. Eshte nje refuzim, i cili shpreh me qarte se cdo pergjigje, qe kryeministri mund te jape, murin e indiferences se plote qe ndan shtetin me familjet qe per te mbijetuar paguajne me koston e humbjes se jetes se anetareve te tyre", - u shpreh ai. Kreu i PS-se eshte ndalur dhe ne sistemin arsimor, duke theksuar se abuzimet po behen gjithnje e me evidente. Sipas tij, vetem programi i PS-se mund te zgjidhe problemet qe lidhen me arsimin, korrupsionin dhe zhvillimin e ekonomise. "Mbetet ende nje pune e madhe per t'u bere, per ta rritur ndjeshmerine e publikut dhe te familjeve shqiptare, lidhur me domosdoshmerine e ndryshimit radikal qe ne propozojme me alternativen tone qeverisese per arsimin ne programin tone 'Per nje Rilindje Shqiptare'", - u shpreh Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›