Britania e përgatitur të pengojë emigrancionin grek
Londër- David Cameorn është i përgatitur për të shkelur traktatet historike të Britanisë dhe BE-së dhe të vendosë masa të rrepta kufitare që mund të bllokojnë qyetarët grek të futen në Mbrëtërinë e Bashkuar nëse Greqia është e detyruar të lërë monedhën e vetme evropiane.
Siç raporton sot ‘The Gurdian’ kryeministri britanik tha se ministrat e tij kanë ekzaminuar fuqinë ligjore që mund të lejojnë Britaninë të privojë qytetarët grek që të lëvizin lirisht në zonën e Bashkimit Evropian nëse kriza theksohet.
Cameron tha se ministrat e tij kanë hartuar plane për të gjitha mundësitë që mund të krijohen po ashtu edhe situatat. Skenari më i keq është kuptohet një dalje e Greqisë nga Euro i cili mund të shkaktojë një kolaps të ekonomisë greke dhe ikjen e shumë qytetarëve për tu vendosur në vendet e BE-së.
Cameron tha se Britania është e përgatitur të marrë masa për të shmangur një flusk të madh të shtetasve grek. ‘Unë do të jem i përgatitur për të bërë çfarëdo qoftë për të mbajtur vendit të sigurt, të mbaj sistemin tonë bankar të fortë dhe ekonomitë të fortë’- tha ai.
I pyetur nga kreu i Punës në senat zoti Keith Vaz nëse ai do të kufizonte shtetasit grek për të udhëtuar në Britani zoti Cameron tha se do të jetë i përgatitur për të ushtruar edhe fuqi të tilla.
‘Unë uroj të mos shkojë situata deri këtu…Por duhet të jemi të gatshëm për gjithçka, ka shumë pasiguri në botën tonë…’- tha Cameron.
Ndërkohë edhe më herët burime nga qeveria britanike kanë konfirmuar se po merret çdo masë dhe parashikim nëse situata në Eurozonë përkeqësohet dhe Greqia lë Euron.
Dorina Bilbili/IDEA/