Nano: Opozita te njehsoje qendrimet per Reformen Zgjedhore
Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i Partise Socialiste, Fatos Nano, i ka bere dje apel partive opozitare qe te njehsojne qendrimet ne lidhje me Reformen Zgjedhore. Ne nje deklarate te Levizjes Nano per Fitoren e Socialisteve, thuhet se bashkimi i opozites nuk do te lejoje dekadencen e procesit zgjedhor. "Levizja Nano inkurajon te gjithe faktoret dhe aktoret opozitare qe te njehsojne qendrimin e tyre per Reformen Zgjedhore dhe axhenden europiane te Shqiperise, per te mos lejuar ne asnje rast dekadencen dhe rreshqitjen nga aksi demokratik dhe europian te Shqiperise per faj te Kryeministrit deshtak dhe te pamerituar Sali Berisha", - thuhet ne deklaraten e Levizjes Nano. Sipas tij, njehsimi i qendrimit te opozites, bashkerendimi opozitar eshte domosdoshmeri per t'u ofruar qytetareve shqiptare alternativen e shpreses ne veprim dhe te realizimit te aspirates sone europiane. Me tej, Nano shprehet se aleanca e mirebesimit duhet te nderohet ne radhe te pare, brenda vete faktoreve te se majtes. "Levizja Nano, si nje levizje per demokraci dhe solidaritet europian, beson se aleanca e madhe e mirebesimit duhet te ndertohet me se pari brenda vete aktoreve, faktoreve dhe popullit opozitar, e pasketaj te perparoje si modeli me i mire qe meriton te jete natyrshmeri e sjelljes, mendesise dhe veprimit te te gjithe klases politike shqiptare. Aleanca e madhe e mirebesimit eshte aleanca e atyre qe e duan Shqiperine Europiane me merite dhe dinjitet", - thuhet ne deklaraten e ish-kryeministrit Fatos Nano. Ai shton se "bashkimi i te gjithe faktoreve dhe aktoreve opozitare eshte parakushti i fitores se zgjedhjeve ne vitin 2013". Duke folur ne emer te popullit opozitar, Nano thekson se eshte i gatshem te bashkohet me cdo faktor opozitar, por edhe me gjithe qytetaret qe duan integrimin e vendit ne Bashkimin Europian. "Ne populli opozitar angazhohemi te bashkohemi me njeri-tjetrin, por edhe me cdo qytetar shqiptar qe ne vitin 2013 te fitoje alternativa jone, e cila eshte alternativa e integrimit europian me dinjitet te Shqiperise dhe shqiptareve", - thuhet ne deklaraten e Levizjes Nano. Ish-kryeministri u ka bere apel gjithe forcave politike qe te angazhohen per arritjen e reformave, me qellim integrimin e vendit ne BE. "Nuk duhet humbur asnje dite, asnje ore. Te gjithe se bashku duhet te angazhohemi me mirebesim dhe vullnet pozitiv per realizimin e te gjitha reformave ne menyre qe te gjithe se bashku ta bejme realitet aspiraten tone kombetare per integrim europian me dinjitet", - thuhet ne deklaraten e Levizjes Nano.
Per Sali Berishen:
"Sali Berisha po deshton me vullnet te lire qe te jete nje shtetar, duke u konfirmuar dhe afirmuar ne cdo akt, vendim e veprim si nje partiak i modelit te lene pas ne vitin 1990. Arben Ristani eshte modeli dhe fryma e privatizmit dhe partiakizmit te institucioneve te shtetit shqiptar, e si i tille ai nuk mund te jete me pjese e vazhdimesise, kur ne loje eshte reformimi europian i vendit".
Per Arben Ristanin:
"Avokatia qe Sali Berisha i ben Arben Ristanit eshte provokative dhe e patolerueshme, dhe nje atentat i rende qe i behet nevojes per mirebesim dhe mundesive per bashkepunim me opoziten shqiptare. Me avokatine qe i ben Arben Ristanit dhe me Flamurin e Partise Demokratike, qe nga sot do te filloje te valevitet edhe ne zyren e Ministrit te Brendshem, Sali Berisha veterrefehet i orientuar drejt udhes qe rrezikon reformat".
Per Kosoven:
"Levizja Nano per Fitoren e Socialisteve shpreh pershendetjet, pergezimet dhe mbeshtetjen me te forte e solidare per shtetin e Kosoves dhe per te gjithe qytetaret e Kosoves per arritjen e rendesishme dhe historike te perfundimit te mbikeqyrjes se Pavaresise".