E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA sistem i vecante per zgjedhjen e Presidentit

Në Shtetet e Bashkuara, ndryshe nga vendet e tjera, votimi është indirekt, që do të thotë se në secilin shtet, zgjedhësit votojnë për një numër përfaqësuesish, të barabartë me numrin e anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve në atë shtet, që në fund do të jenë pjesë e Kolegjit Elektoral. Pra, mbrëmjen e 6 nëntorit, ky kolegj i përbërë nga 538 anëtarë, do të zgjedhë Presidentin dhe zëvendës presidentin e SHBA-ve. Por, një ndarje e barabartë e votave elektorale, nga 270 për çdo kandidat, do të bënte që Presidentin e ri, ta zgjidhte Dhoma e Përfaqësuesve, që me shumë mundësi do të zgjidhte Romney-n, duke qenë se republikanët kanë shumicën. Ndërsa, sipas Kushtetutës, Senati ka të drejtë të zgjedhë zëvendës presidentin. Duke qenë se Senati kontrollohet nga demokratët, me siguri ata do të zgjidhnin Joe Biden dhe për herë të parë do të kishim një President republikan dhe një zëvendës të tij demokrat, që do të bënte çmos për të minuar ecurinë e shefit të tij. Sipas analistëve, duke qenë se e lejon Kushtetuta, ky skenar është më se i realizueshëm. Pra, sipas kësaj logjike, edhe barazimi, është humbje për Obamën. Që kjo mënyrë e zgjedhjes së kreut të Shtëpisë së Bardhë të mos realizohet, demokrati duhet të fitojë të paktën 270 vota elektorale.
Një tjetër veçanti e sistemit zgjedhor amerikan është se për t’u zgjedhur President, një kandidat nuk ka nevojë domosdoshmërish për shumicën absolute të votave të popullit. Kjo ka ndodhur në vitin 2000, kur fitoi Xhorxh Ë. Bush, si dhe tre herë të tjera më parë në historinë e SHBA-ve. Kjo ndodh pasi në thuajse të gjitha shtetet, me përjashtim të Maine dhe Nebraskas, që reflektojnë një dozë përpjesëtimore, kandidati që merr më shumë vota përfaqësohet nga të gjithë kolegjet zgjedhore të këtij shteti në Kolegjin Zgjedhor. kandidati që fiton votën popullore në secilin shtet, i fiton edhe të gjitha votat e delegatëve të Kolegjit Zgjedhor të atij shteti. Votat popullore numërohen dhe kandidati, i cili merr me shume vota rezulton fitues i këtij shteti dhe merr mbeshtjen e përfaqësuesve te shtetit ne kolegjin zgjedhor. Distrikti i Kolumbias, që përfshin kryeqytetin, Uashingtonin, nuk ka asnjë përfaqësues të pajisur me një të drejtë vote në Kongres, por numëron tre vota elektorale. Shteti më i populluar i Shteteve të Bashkura, Kalifornia numëron 55 vota, Teksasi 38 dhe Florida 29. Ndërsa shtetet më pak të populluara kanë të paktën tre vota elektorale. Në kohën kur Kalifornia si gjithmonë, shkon për demokratët dhe Teksasi për republikanët, beteja më e madhe është për 29 votat e Floridas, që i japin një hov të madh për fitoren çdo kandidati. Ohajo është një tjetër shtet kyç, që me 10 votat elektorale që gëzon ka përcaktuar që prej vitit 1960, fituesin e zgjedhjeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›