E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel përshëndet Putinin për marrjen e presidencës ruse

MOSKË- Kancelarja gjermane, Angela Merkel përshëndeti sot Vladimir Putin për rikthimin e tij në presidencën ruse pas katër viteve si kryeministër, njoftoi Kremlini në një komunikatë. 

Gjatë bisedës telefonike, Merkel dhe Putin biseduan për persektivën e zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe, veçanërisht kontaktet e parashikuara në nivel të lartë'', theksoi Kremlin. 

Vladimir Putin pranoi gjithashtu ftesën e Angela Merkelit për të shkuar në Gjermani për një vizitë pune'', vijon komunikata.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›