E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, sekuestrohen rreth 20 kg heroinë në port

DURRES - Policia ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme lëndë narkotike, në portin të Durrësit.

Rreth 20 kg heroinë u zbuluan në një automjet gjatë kontrollit në terminalin e trageteve. Sipas policisë, droga kishte destinacion Italinë.

Blutë e qytetit bregdetar arrestuan drejtuesin e mjetit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur dhe nisën hetimet për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet trafiku.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›