E Diel, 1 Nëntor 2026

Të drejtat e emigrantëve, raportuesi i OKB jep sot konkluzionet

TIRANË- Raportuesi Special i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njerëzore të migranteve, Fransua Crépua, në përfundim të vizitës së tij 9 ditore në Shqipëri do të japë sot konkluzionet e tij në një konferencë shtypi.

Konkluzionet kanë të bëjnë me vlerësimin e zbatimit të politikave, strategjive dhe ligjeve për mbrojtjen e të drejtave të migranteve, duke përfshirë emigrantet shqiptarë që jetojnë jashtë shtetit, të kthyerit dhe migrantet e tjerë.

Gjatë misionit të tij Raporteri Special ka patur takime me zyrtarët e qeverisë, përfaqësuesit e shoqërisë civile, agjencitë e OKB-së dhe organizatat rajonale dhe nderkombetare në Tiranë, si dhe ka udhëtuar në pikat e kufirit me Greqinë dhe Malin e Zi .

Ky është misioni i parë në Shqipëri i një eksperti të pavarur i ngarkuar nga Këshilli i të drejtave të njeriut të OKB-së për monitorimin dhe raportimin për situatën e të drejtave të njeriut të migrantëve.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›