Akuzat e Ramës, Halimi: E gabuar të quash gjykatën bandë kriminale
TIRANE- Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi i ka cilësuar të gabuara deklaratat e kreut të PS-së Edi Rama nga Saranda ku kreu i opozitës pak ditë me parë sulmoi gjykatën e këtij qyteti lidhur me ndërtimet pa leje.
“E papranueshme të quash një gjykatë të tërë bandë kriminale”është shprehur ministri Halimi ndërkohë që ka bërë thirrje për inkurajim të gjyqtarëve dhe prokurorëve të ndershëm.
Deklarata e kreut të ministrisë së Drejtësisë u bënë gjatë një seminari të organizuar në Tiranë për arritjet dhe sfidat e shërbimit të provës. Të pranishëm në këtë aktivitetet kanë qenë kreu i Delegacionit të BE në Shqipëri z. Etore Sequi, Kreu i Prezencës së OSBE në Shqipëri, Ambasadori Eugen Wolfarth dhe përfaqësues nga UNICEF.
(m.a/News24/BalkanWeb)