Vlorë, vjedh paratë e komunësmerr peng punonjësen
VLORE- Një person i armatosur dhe me maskë ka hyrë në ambientet e godinës së komunës Horr Vranisht në fshatin Granisht, dhe ka vjedhur paratë rezervë që ndodheshin në arkën e komunës. Grabitja ndodhi paraditen e sotme rreth 1 orë e 45 minuta larg qytetit të Vlorës.
Nga të dhënat e para të policisë mësohet se grabitësi ka qëlluar në ajër dhe pasi ka marrë paratë, dhe mendohet se për tu larguar ka marrë peng një punonjëse, të cilën e ka lënë të lirë pasi është larguar në drejtim të maleve.
Një grup hetimor, është nisur drejt fshatit ku ndodhi grabitja për të kryer veprimet hetimore si dhe për të marrë në pyetje dëshmitarët e ngjarjes. Nuk dihet ende shuma e grabitur ndërsa mësohet se ka nisur dhe puna për identifikimin dhe më pas arrestimin e autorit.
(sg/shqiptarja.com)