Arrestohet në Morin një i kërkuar në Itali

Në pranga përfundoi shtetasi Asjan Buçeza, 59-vjeç, lindur dhe banues në Shinavlash të Durrësit.
Zëdhënësi i policisë së Kukësit, Mirjan Hoxha, bëri me dije se shtetasi i sipërpërmendur u arrestua rreth orës 15:00 në pikën kufitare të Morinit, pasi nga verifikimet e kryera rezultoi se ishte në kërkim ndërkombëtar.
Autoritetet gjyqësore të Milanos në Itali, kanë lëshuar një urdhër arresti ndaj këtij shtetasi në maj të vitit 2005, pasi akuzohet për ''Pjesëmarrje në organizata kriminale, me qëllim trafik droge''.
Nga ana e forcave të Policisë Kufitare Kukës u morën të gjitha masat e ndalimit dhe të sigurimit, ku dhe po vazhdohet me procedurat përkatëse. /Start/
2012-04-19 16:38