Polonia kërcënon Serbinë për Kosovën
Mediat kosovare raportojnë se Polonia i është shtuar zërave evropianë se Kosova është një parakusht bazë për integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian. Ambasadori polak në Beograd, Andrzej Jasionoëski deklaroi se normalizimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës është thelbësor.
Deri në marrëveshjen e plotë, autoritetet në Serbi duhet të bashkëpunojnë me EULEX-in dhe KF0R-in dhe jo të ngrenë pengesa, theksoi Jasionoëski në samitin ekonomik që po mbahet në kryeqytetin serb. Ai nënvizoi se koncepti i BE-së nënkupton që vendet anëtare të sigurojnë paqe dhe stabilitet.
Javën e kaluar ishte Gjermania që i bëri thirrje Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve të saj me vendet fqinje nëse dëshiron të marrë statusin e vendit kandidat për në BE.