E Shtunë, 31 Tetor 2026

Halimi: Kemi dhene 65 milione dollare per ish te perndjekurit Qamil Xhani

Ministri i Drejtesise ka dhene demshperblimin per 11759 ish te perndjekur qe nga koha e miratimit te ligjit ne vitin 2009. Ministri i Drejtesise, Eduard Halimi, ka dhene dje detaje per gjithe procesin qe lidhet me deshperimin dje para deputeteve te Komisionit te Ligjeve. "Jane 11659 ish te perndjekur politike, kane marre kestin e pare te demshperblimit, sipas informacioneve qe me vijne nga Ministria e Financave. Ka filluar kesti i dyte per ata qe jane mbi 65 vjec. Ka perfunduar dhe kjo faze e dyte per ata mbi 65 vjec dhe ka filluar shperndarja e kestit te dyte per ate qe jane nen 65 vjec, por, tashme, sipas rendit kronologjik te miratimit te kerkesave", - u shpreh dje ministri i Drejtesise, Halimi. Ministri i Drejtesise tha se procesi i demshperblimit ka arritur ne shumen 65 milione dollare, e cilat jane ndare ne baze te viteve qe nga 2009. "Jane dhene 20 milione dollare ne vitin 2009, 14 milione dollare ne vitin 2010, 14 milione dollare ne 2011 dhe 17 milione dollare ne vitin 2012, te cilat perfshijne dhe nisjen e demshperblimit per kestin e dyte", - u shpreh ministri. Halimi ka folur dhe per procesin dhe problemet me dokumentacionin qe kane pasur nje pjese e te perndjekurve. "Per 11759 ish te perndjekur ka perfunduar demshperblimi. Cfare jane kerkesat e tjera? Ato jane 1000 kerkesa qe i perkasin kategorise se viktimave te pushkatuar pa gjyq, per te cilet nuk ka pasur dokumentacion. U miratua ne prill te ketij viti nje vendim nga Qeveria qe njihte dhe dokumentin e leshuar nga komisioni tre palesh dhe jane perpunuar dhe keto kerkesa", - u shpreh Halimi. Lidhur me kresat e tjera qe kane te bejme me te internuarit ne zona me tela me gjemba, Ministri u shpreh se po pritet miratimi i vendimit te qeverise ne lidhje me klasifikimin e tyre. Nga 20589 kerkesa gjithsej, ministri i Drejtesise tha se jane refuzuar vetem 1600 per dokumentacion te manget. Ligji per demshperblimin eshte miratuar ne vitin 2007. Nderkohe qe ne kete institucion qe prej vitit 2008 e ne vijim jane depozituar rreth 20589 kerkesa nga ish te denuarit apo nga familjaret e tyre. Ministria e Drejtesise per nje numer te konsiderueshem kerkesash ka perfunduar shqyrtimin administrativ te tyre, duke percaktuar masen perfundimtare te demshperblimit per cdo ish te denuar me Vendim te Keshillit te Ministrave. Ne mbledhjen e djeshme te Komisionit te Ligjeve nuk ka pasur pyetje dhe debate nga ana e opozites. Ka raportuar duke theksuar se zbatimi i ligjit per demshperblimin eshte bere ne bashkepunim me Ministrine e Financave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›