Ish te perndjekurit e Korces distancohen nga greva: Eshte politike
Ish te perndjekurit politike te Korces e kane cilesuar greven e urise se te ish te perndjekurve ne Tirane, si greve te mirefillte politike, te iniciuar dhe organizuar nga Partia Socialiste dhe nga falangat e ish-sigurimit te shtetit. Ata thane se jane dakord me kerkesat e parashtruara edhe ne nje tubim tjeter te te persekutuarve ne Korce, por kundershtojne politizimin dhe perdorimin e greves nga Partia Socialiste. Nepermjet nje deklarate per mediat, Gjergj Argoni ish i perndjekur politik eshte shprehur se, "nga dita ne dite po politizohet dhe po kthehet ne nje greve te mirefillte politike te stisur nga falangat e sigurimit te shtetit dhe Partia Socialiste, te cilet nuk llogarisin dhe nuk shqetesohen per jete njerezish, por e bejne vetem per pazare politike". Per kete arsye, eshte shprehur ai, e shohim te domosdoshme qe ne te distancohemi prej saj. "Ne shprehemi kunder kesaj greve te politizuar, sepse nepermjet saj, falangat e sigurimit famekeq te shtetit, votuesit dhe simpatizantet e partise se Enver Hoxhes dhe te Bamireve e paten shansin qe te tregonin veten kur parlamenti votoi ligjin e Lustracionit qe sot pas 20 vjeteve do te na jepte drejtesi, por qe fatkeqesisht Bamir Topi ne pozicionin e Presidenti refuzoi ta firmoste ate", - thuhet ne deklaraten e ish te perndjekurve politike te Korces. Me tej, ata theksojne se, "ne te perndjekurit e diktatures nuk jemi dhe nuk mund te perfaqesohemi nga tutoret e prostitucionit dhe nga kumarxhinjte e rendomte. Kjo eshte vula qe akoma edhe sot kerkojne t'i japin popullit tone dhe vecanerisht shtreses sone Gramozes, Skender Precat, Bamir Topet etj". Gjithashtu, kunder greves eshte shprehur edhe nje tjeter e perndjekurve politike, zonja Tefta Zguro, e cila u shpreh se, "perderisa kjo greve u be ne kohen kur Shqiperia do te merrte statusin e vendit kandidat per ne Bashkimin Europian, u organizua qellimisht nga Partia Socialiste dhe ish-sigurimsat, sepse ata donin qe qellimi final te ishte qe t'i thoshin botes se edhe te perndjekurit nuk e donin kete qeveri". Zonja Zguro thote se nga kjo ne distancohemi. "Nuk mund te themi ne poshte qeveria e Sali Berishes kur dihet se ajo qeveri i ka mbajtur ne kembe dhe i ka ndihmuar te perndjekurit politike", - u shpreh zonja Zguro ne deklaraten e saj. Ish te perndjekurit e Korces kane vleresuar gjithcka qe mazhoranca aktuale ka bere per demshperblimin dhe integrimin e shtreses se tyre.