Halimi: Komisioni ka kërkuar thjesht tabulatet telefonike

Në një prononcim për mediat, deputeti Halimi tha se "komisioni ka kërkuar thjesht dhe vetëm skedarët apo listat e identifikimit të thirrjeve dhe komunikimeve hyrëse dhe dalëse, si dhe kohën e tyre, për të bërë transparencën e zhvillimeve të atyre ditëve".
"Ata që kanë frikë nga transparenca për bashkëbiseduesit që kanë pasur, duhet të dine se ngjarja e 21 janarit do të përshkohet nga rrezja e të vërtetës në çdo qelizë të saj. Por frika nga transparenca flet vetë. Ne jemi të vendosur për këtë", theksoi Halimi.
Më tej, kreu i komisionit hetimor sqaroi se objekti i hetimit penal të Prokurorisë është krejt tjetër nga objekti i Komisionit Hetimor Parlamentar.
Sipas tij, organi i akuzës nuk ka pranuar të hapë çështjen penale për veprime masive të dhunshme të bëra për të përmbysur rendin kushtetues. "Nuk ka pranuar të hapë çështjen penale për veprime të dhunshme duke u pushtuar me forcë ndërtesat e institucioneve, me qëllim marrjen e pushtetit me dhunë, por ka hapur çështje penale vetëm për kundërshtim të punonjësve të policisë dhe dëmtim të pasurisë publike", nënvizoi deputeti i maxhorancës.
Më tej, Halimi vuri në dukje se Komisioni Hetimor, në ushtrim të instrumenteve Kushtetues të hetimit parlamentar, po heton veprimet e institucioneve gjatë veprimit të organizuar kriminal për dhunimin e rendit kushtetues, marrjen e pushtetit me dhunë dhe ekzistencën e puçit të shtetit.
Sipas tij, nuk ka dhe nuk mund të ekzistojë asnjë lloj supozimi për mbivendosje për këto hetime, krejtësisht të ndryshme. "Në punën e tij, Komisioni Hetimor ka tagër të plotë sipas ligjit për Komisionet Hetimore Parlamentare të disponojë çdo lloj dokumenti të nevojshëm dhe që ka lidhje të qartë me këtë hetim. Anëtarët e komisionit dhe gjithë stafi i këtij komisioni janë fuqiplotë në gjithë procesin e marrjes, ruajtjes dhe administrimit të çdo lloj dokumenti hetimor", përfundoi kreu i komisionit hetimor, deputeti Eduart Halimi. /Start/
2011-01-30 17:14