Çmimi i karburanteve, biznesi kërkesë qeverisë për një Ent

Sipas Konfindustrisë, institucioni në fjalë duhet të shërbejë si vëzhgues dhe rregullator për çrregullimet subjektive të çmimeve në tregun strategjik të karburanteve përfshi edhe tregun e gazit të lëngshëm krahasuar me çmimet e tregjeve ndërkombëtare për shmangien e kostove shtesë për bizneset, industrive dhe qytetarëve shqiptarë.
“Mbështetur në vlerësimin krahësimor të çmimeve të tregjeve vendore dhe ndërkombëtare arrihet në përfundimin, se në janar 2011 konsumatorët me pakicë të karburanteve dhe gazit në Shqipëri po përballen pothuaj me të njëjtat nivele sikundër ishin në kulmin e çmimeve në fund të vitit 2008 në pragun e krizës globale edhe pse çmimet respektive në tregjet ndërkombëtare në vitin 2011 janë pothuaj 90% më të ulëta sesa në vitin 2008”, thekson Konfindustria. Tregu i karburanteve dhe gazit me një qarkullim vjetor prej 800-900 milion euro/vit përbën tregun më të madh në vend me ndikim të drejtpërdrejtë në të gjithë sektorët e ekonomisë sidomos industrive si dhe ne mirëqenien e qytetarëve shqiptarë.
“Kostot shtesë të panevojshme të krijuara në vazhdimësi nga keqfunksionimii i tregut të karburanteve ndikojnë në uljen e fuqisë konkurruese të prodhimeve vendore krahësimisht prodhimeve të huaja duke shtuar kështu problematikën shqetësuese në ekonominë shqiptare, sidomos në kushtet e pasojave të krizës globale”, vijon deklarata. Konfindustria, në kushtet kur shteti shqiptar nuk ka më asnjë mjet për të ndërhyrë drejtpërdrejt për të rregulluar çrregullimet e tregut strategjik të karburanteve, kërkon ngritjen sa më shpejt të Entit Rregullator të Karburanteve. /S.Ll/Start/
2011-01-31 08:49