Nis procedura për shkarkimin e Kreshnik Spahiut Rozeta Rapushi
Nxirret jashte mbledhjes se Komisionit Parlamentar te Ligjeve, per fjalim kunder procedures e prepotence, nenkryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise, Kreshnik Spahiu, i cili do te hetohet nga Kuvendi per shkelje te detyres se tij dhe pasoje shkarkimin nga ky post. Komisioni Parlamentar i Ligjeve miratoi dje me votat e mazhorances kerkesen e deputeteve demokrate per te hetuar Spahiun, me argumentin se ai ka devijuar nga funksioni kushtetues dhe ka kryer veprimtari politike te papajtueshme me detyren. Por marrja e ketij vendimi shkaktoi debate te ashpra mes deputeteve dhe nenkryetarit te KLD-se, i cili u perjashtua edhe nga mbledhja e komisionit. Kryetari i komisionit, Ilir Rusmali, nuk lejoi Spahiun qe te vijoje me prezantimin e tij, me argumentin se po del jashte kontekstit. “Zoteri, perqendrohuni te rendi i dites dhe mos devijoni”, tha Rusmali, por kerkesa nuk u pranua nga Spahiu. “Une vazhdoj me dy kushte. Se pari, me mua ne seance degjimore te ushtrosh presion te hapur, nuk ka. Se dyti, mos me hiq mikrofonin. Me ke thirrur ketu te me degjosh, te lutem respekto te drejten e fjales”, reagoi Spahiu. Qendrimi i tij krijoi acarimin e metejshem mes paleve, qe coi edhe ne debimin e tij nga mbledhja. “Pese minuta pushim sa te largohet pak zoti Spahiu”, u kunderpergjigj Rusmali, duke i treguar nenkryetarit te KLD-se deren. “Keni nje vit qe ushtroni presion, mos kujtoni se me presion me hiqni mua nga detyra. Me presion kurre, harrojeni. Keni nje vit, me ato ligje e vendime qe merrni, duke cenuar integritetin e ketij vendi”, tha Spahiu, duke u larguar nga mbledhja. Por debatet nuk mbaruan me kaq. Ne mungese te tij, palet, mazhoranca dhe opozita, debatuan me njera-tjetren ne lidhje me mbledhjen. Per opoziten nisma te tilla per shkarkimin, jane sulme te hapura politike dhe masa per te korrigjuar sistemin e drejtesise. “Deri dje, njeren e quanit Silvia Konti, sot e quani lavire bulevardi. Deri dje e quanit personalitet te shquar te politikes dhe te Partise Demokratike, sot e quani horr bulevardi. Dje ky ishte luftetar i madh i antikorrupsionit, pastaj u be jurist i shquar qe drejton drejtesine shqiptare, sot eshte sharlatan, faqeziu i kryeministrit tuaj”, tha Xhafaj, pas largimit te Spahiut nga mbledhja. Pas kesaj, socialistet refuzuan te behen pjese e komisionit hetimor. Per rrjedhoje, komisioni do te perbehet vetem nga pese anetare te shumices. Komisioni miratoi me shumice votash kerkesen e grupit demokrat, qe kerkon hetim me pasoje shkarkimin e Spahiut. “Propozohet shkarkim nga detyra per shkak te sjelljeve dhe akteve, qe diskreditojne rende poziten e nje funksionari kushtetues, ne rastin konkret, te zotit Spahiu”, lexoi relacionin Viktor Gumi.