Debate ne Kuvend. Oketa bashkon voten me PS kunder pronareve
Nga 1 nentori, 3289 persona qe banojne ne shtepite e pronareve te ligjshem duhet t'ua rikthejne ato pronareve te ligjshem. Kuvendi miratoi pas debatesh te ashpra, me 67 vota pro dhe 4 abstenime te deputeteve te Levizjes Socialiste per Integrim dhe Kastriot Islamit, aktin normativ te qeverise, qe u jep mundesine ketyre personave qe te ndjekin ne menyre te pershpejtuar te gjitha procedurat per te perfituar kredi me interes 0% per nje afat deri ne 30 vjet. Kunder dolen socialistet por edhe ish-demokrati Gazmend Oketa. Ata se bashku nuk moren pjese ne votim. Mosvotimi i Oketes per pronaret, vjen kur nje nder kartat e forta te partise ku aderon, Fryma e Re Demokratike e Bamir Topit, eshte pikerisht mbrojtja e te drejtave te ish-pronareve.
Ne seancen e djeshme, deputeti socialist, Saimir Tahiri, akuzoi ashper aktin se jo vetem eshte antikushtetues, por do te sjelle konflikte te ashpra sociale ne vend. "Akti normativ qe vjen sot, vjen pas dy nismave te qeverise, te ketij Kryeministri, te dyja te hedhura poshte nga Gjykata Kushtetuese, se nuk i japin zgjidhje pronareve dhe qiramarresve", - tha Tahiri ne emer te grupit socialist. Kurse theksoi se jane vrare 8100 qytetare ne mbare vendin per konfliktet e pronesise, ose me shume se nje qytetar ne dite. "Koston e mban klasa politike", - vijoi Tahiri. Sipas tij, deputete dhe ministra kane marre shtepi te ish-pronareve, kane bere edhe pallate dhe kane perfituar edhe shtepi. Ndaj, socialisti kerkoi qe akti te mos votohet, pasi po nxiten konflikte te ashpra sociale. I menjehershem ishte reagimi i Ministrit te Transporteve, Sokol Olldashi, i cili tha se me kete akt, qeveria zgjidh njehere e mire problemin e shtepive te pronareve. "Ne ndihemi krenare, sepse zgjidhim problemet e atyre qe kane hyre pa te drejte tek shtepite e pronareve te ligjshem. Kemi sjelle nje zgjidhje perfundimtare, per te cilen kemi qe nga viti 2006 qe punojme. Na u dashka te mbajme ne shtepite e pronareve, ish-funksionare te PS-se", - reagoi ashper ministri. Sipas Olldashit, vetem opozita nuk mund te kundershtoje, pasi ka zene shtepite e pronareve. Na flisni per njerezillek. Ke nxoret dje ne proteste, me megafona, familjen e ish-ministrave dhe ish-sigurimsave qe rrine ne shtepine e pronareve te ligjshem. Mbajne nga 6 dhoma nje person. Po ke nxoret ne protesta se i pashe, familjen e Luan Babametos, ish-minister, familjen e Brahman Makos, po ish-minister apo familjen e Kristo Themelkos e Neshat Hysit, ish-drejtor i sigurimit te shtetit", - permendi Olldashi. Madje, ai ironizoi edhe me deklarimet e dy diteve me pare te krereve te majte te bashkive. "Ky kryetari i Bashkise se Durresit, qe ka ndertuar nja 15 pallate, me cfare morali del e thote, falini shtepite. A ka falur ai ndonje shtepi? Nuk genjeni dot njeri ne kete menyre. Ju po kerkoni te vazhdoni luften e klasave, ne po kerkojme te vendosim qetesine. Nga 1 nentori, enti i banesave do te zbatoje aktin, une i siguroj kete", - beri te qarte ministri Olldashi.