Halimi: Ministri serb reagoi me nervozë

Ai për një televizion serb, ka thënë se ministri i administratës shtetërore dhe vetëqeverisjes lokale, Millan Markoviq ka reaguar me nervozë ndaj atyre propozimeve.
Halimi ka shtuar që Grupi punues dhe këshilltarët e Kuvendit të Bujanocit kanë gabuar që janë ngutur t’i ndërrojnë emrat e rrugëve.
“Grupi punues ka arritur kompromis për rreth 18 nga 24 rrugë të cilave është dashur t’u ndërrohen emrat. Nuk shoh se për çfarë arsye nuk kanë pritur dhe gjetur kompromis edhe për këto gjashtë rrugë”, ka shtuar kryetari i Partisë për Veprim Demokratik.
Halimi ka thënë se Fatmir Ibish, emri ky që do të duhet t’i vihej njërës nga rrugët, është një nga shqiptarët e armatosur i cili është vrarë në sulm ndaj patrullës policore por që e gjithë periudha e konfliktit në jug të Serbisë duhet sërish të shqyrtohet në mënyrë që të sqarohet fati i të pagjeturve dhe civilëve të vrarë.
“Sa i përket sheshit Skënderbeu nuk shoh arsye se cili është problemi. Në Beograd ka kohë që ekziston rruga Skënderbeu. Këtu është e nevojshme të gjendet kompromisi. Rruga më e madhe në Bujanoc quhet rruga Karaxhorxhe Petroviq. Dhe në vend të sheshit me të njëjtin emër është propozuar që ai tani të quhet Skënderbeu”, ka thënë Halimi.