Kosova në përfaqësimin rajonal pa UNMIK

Shefi i ekipit negociues i Beogradit Borisllav Stefanoviq përsëriti sot se Serbia nuk heq dorë nga përmendja e Rezolutës 1244 në përfaqësimin regjional të Kosovës.”Ka disa opsione, ndërsa çdo njëra përmban rezolutën 1244, por do shohim çfarë më tutje”, ka thënë Stefanoviqi për agjencinë Beta.
Stefanoviq theksoi se Beogradi vazhdon konsultat e për çdo ditshme me komunitetin ndërkombëtar me shpresë se do të kenë sukses për të gjetur zgjidhje të pranueshme të ndërsjellë që përmban rezolutën 1244.”Prishtina –sipas tij - refuzon çdo propozim dhe situata mjerisht mbetet, e tillë,por nuk jemi ne me Prishtinën vetëm në procesin negociues ,për fat, meqë sikur të ishim, me gjasë kurrë kurrfarë marrëveshje nuk do të kishim”, ka thënë Stefanoviq për agjencinë serbe të Lajmeve.
Stefanoviq tha se nuk ka detaje të reja për datën e vazhdimit të negociatave mes Beogradit dhe Prishtinës, dhe për të ditur diç mund të kuptohet këtë javë.
Edhe mediat serbe japin lajmin e gazetës ”Novosti”, sipas të cilës Grupi Ndërkombëtar i Krizave ka propozuar dy mundësi ,të dyja pa përfaqësim të Kosovës nën patronatin e UNMIK-ut.