Nëna kapet me drogë, foshnja që 4 muajshe në burg
PRISHTINË- Aurela e vogël nuk e njeh ende konceptin e lirësë dhe në botën e saj të vogël dashuria e nënës së saj i duket ngrohtasia më e madhe e saj, shkruan Koha Ditore.
Nëse e thërret në emër ajo menjëherë buzëqesh dhe u duken kicat e vegjël që sapo i kanë dalë, ndërsa zgjat duart të të afrohet. Vec fjalës nënë ajo nuk di të shqiptojë fjalë tjetër, ndërsa ende nuk ka filluar të hedhë hapat e parë. Aurela tashmë është ambientuar më hekurat dhe dhomën e errët, ka karrocën e sajkunëna e përkund. Vogëlushës së vogël që ka lindur në shtetin slloven nuk i mungojnë as lodrat.
Por, Aurelës i mungon liria, pasi pa bërë asnjë faj është mbyllur brenda katër mureve dhe nuk gëzon mundësinë që të dalë jashtë dhomës ku jeton. Njeriun e vetëm që sheh në momentin kur i hap sytë është nëna e saj, Shakja 35-vjeçare. E ndonjëherë edhe ndonjë gardiane e Policisë së Kosovës. Që kur kishte dy muaj e gjysmë, Aurela është dërguar në Burgun e Lipjanit në objektin “Nëna dhe Fëmija”. Dhe që nga 18 qershori i vitit të kaluar, nënë e bijë “shtëpi” të tyre të dytë e kanë këtë qendër rehabilitimi. Dhoma ku flenë është e ngrohtë. Aty nuk mungojnë as batanijet e gjërat e tjera që i duhen Aurelës e nënës së saj. Mbi një tavolinë plastike që gjendet në dhomë, Shakja ka vendosur disa nga ushqimet e së bijës të cilat thotë se ia ofron shërbimi brenda burgut.
Shakja ka vënë fotografitë e tri vajzave të tjera dhe të bashkëshortit të saj që jetojnë në Slloveni. Ajo rërfen se çdo mëngjes zgjohet së bashku me ta. Me lot në sy Shakja shprehet se nuk mund të besojë që vajza e saj po rritet në burg, pasi që ajo qershorin e vitit që lamë pas është arrestuar pasi është kapur në pikën kufitare të Merdarës për lëndë narkotike
(el.me/BalkanWeb)