Haradinaj: SHIK-u, organizatë fantome!
ICO-ja, sipas tij, është e pafuqishme ta zgjidhë problemin e veriut, por Haradinaj ka thënë se këtë duhet ta bëjnë institucionet e Kosovës.
Në një intervistë për “Tribunën Shqiptare” anëtari i kryesisë se AAK-së, Daut Haradinaj ka deklaruar se për zgjidhjen e situatës në veri nuk do të tejkalohet asnjë milimetër nga Pakoja e Ahtisaarit, ndërsa ka theksuar se AAK-ja e ka planin e saj për normalizimin e kësaj pjese.
Sipas tij askush nuk ka mandat të negociojë një status special për veriun.
Deklaratat e fundit ndërmjet PDK-së dhe Vetëvendosjes i quan “arenë gladiatorësh”, në kohë jo të duhur.
Për SHIK-un thotë së ka qenë organizatë fantome, që nuk është deklaruar publikisht se çka ka në të.
“Uroj që edhe Vetëvendosje edhe njerëzit që kanë qenë pjesë e SHIK-ut, të jenë më të kujdesshëm, sepse opinioni nuk ka nevojë për këso tensionesh të “nxehta” e që unë mendoj se janë të kota”, ka shtuar Haradinaj transmeton Kosova Times.
Kohëve të fundit medietkanë shkruar se opozitë partive që janë në pushtet po u bën vetëm “Vetëvendosja”.