E Diel, 1 Nëntor 2026

Uorlik: Prishtinë Beograd, çështjet e vështira nuk janë zgjidhur ende

Ambasadorja amerikane në Beograd. Meri Uorlik, është shprehur se pavarësisht progresit të bërë dhe marrëveshjeve të arritura mes Beogradit dhe Prishtinës, “çështjet e vështira ende nuk janë zgjidhur, si marrëveshja e rëndësishme e cila do t’i mundësonte Kosovës (9/3404) që të marrë pjesë në forumet rajonale në bazë të rregullt”.

Kjo është shumë e rëndësishme në mënyrë që të shihet përkushtimi i të dyja palëve për bashkëpunimin rajonal dhe normalizimin e afarizmit me partnerët në rajon dhe në komunitetin ndërkombëtar, tha Uorlik.

Gjatë një interviste me shërbimin serb të “Zërit të Amerikës” në Uashington, Ambasadorja Uorlik u bëri “thirrje fuqishëm qytetarëve të dyja palëve dhe liderëve të dyja qeverive që të mbeten të përkushtuar ndaj këtij procesi”.

Gjithashtu ajo theksoi se SHBA-të mbështesin fuqishëm “hapat shtesë që Serbia mund të ndërmarrë në muajt e ardhshëm, përkatësisht përkushtimin e sërishëm ndaj dialogut dhe arritjes së progresit të mëtejshëm që Këshilli të Evropës do t’i mundësonte që në mars të marrë një vendim pozitiv”.

Ambasadorja amerikane thotë se është me rëndësi që serbët e veriut të Kosovës të kuptojnë se dialogu i Beogradit dhe Prishtinës “mund të ketë përfitime dhe vlera të rëndësishme edhe për ta, sepse marrëdhëniet e mira të Beogradit dhe Prishtinës do të përmirësonin cilësinë e jetës së tyre”, duke shtuar se Uashingtoni pret që Tadiç të vazhdojë të bëjë çmos me qëllim të realizimit të normalizimit të situatës.

Ajo theksoi se “është shumë keq që janë ngritur barrikadat”, dhe se Uashingtoni dhe të tjerët në komunitetin ndërkombëtar si dhe EULEX-i dhe KF0R-i, një kohë të gjatë po apelojnë që për heqjen tyre. / Kosova.com

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›