Halimi: Opozita të japë votën për ligjin e Gj. së Lartë

Ai inspektoi sot punimet për ndërtimin e Gjykatës Administrative, për të cilën kanë nisur në muajin qershor 2012, me një fond prej 47 milionë lekë të reja nga buxhetit i shtetit.
Ministrit Halimi u shpreh se punimet për ndërtimin e Gjykatës Administrative po ecin shumë mirë dhe se kompania qe po ndërton do ta mbarojë atë përpara afatit të vendosur në kontratë, pra në fund të muajit nëntor ndërkohë ishte parashikuar të përfundonte në fund të dhjetorit të vitit 2012.
“Fillimi i vitit 2013 do të jetë edhe fillimi i punës së gjykatës administrative. Ne po plotësojmë të gjitha kriteret dhe kushtet për të cilat kemi marrë angazhimin në parlament. Javën e ardhshme ne do të inspektojmë punimet në Gjykatën e Apelit të Tiranës dhe në muaj në vijim do të inspektojmë punimet edhe në pesë gjykata të tjera administrative që do të ngrihen në 5 rrethe te vendit”, tha ai.
Halimi i bërë apel opozitës të japë votën e saj për miratimin e ligjit për Gjykatën e Lartë. “Unë mendojë se opozita do të ngrihet në përgjegjshmërinë e saj politike për të miratuar këtë ligj, Në muajt në vijim ne së bashku me KLD do të fillojmë procedurat për hapjen e vendeve vakante për gjyqtarë të Gjykatës Administrative në mënyrë që krahas infrastrukturës të përfundojë edhe miratimi i numrit të gjyqtarëve që do të punojnë në këtë ndërtesë”, deklaroi Halimi.
Në këtë gjykatë do të ketë zyra për 16 gjyqtarë, 7 salla gjykimi, një ambient te veçante për marrëdhëniet me publikun, arkiv dhe ambiente pune të përshtatshme për punonjësit e tjerë te administratës. Bazuar në ngarkesën e çështjeve, kjo Gjykatë do ketë mjaftueshëm salla gjyqi dhe hapësira të mjaftueshme për të zhvilluar funksionin e saj ne tërësi. Kjo do të ofrojë mundësinë që ti jepet fund zhvillimit të gjyqeve në zyrat e gjyqtarëve dhe të gjitha seancat të zhvillohen në salla gjyqi. /S.Ll/Start/
2012-08-31 14:21