E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, ekzekutoi 46-vjeçarin, pranga një prej autorëve

Burime zyrtare thanë se rreth orës 14:15 minuta të ditës së sotme, pas një pune të mirëorganizuar operacionale, është bërë i mundur arrestimi i shtetasit Leonard Nika, 25-vjeç, banues në lagjen “3 Herojtë” të qytetit Shkodër, njëri nga bashkautorët e ngjarjes së ndodhur pasditen e djeshme.

"Aktualisht nga forcat e Drejtorisë së Policisë Qarkut Shkodër, po vazhdon puna për kapjen dhe vënien në pranga të bashkautorëve të tjerë të krimit, të shpallur tashmë në  kërkim policor. Sa më sipër po kryen të gjitha veprimet e duhura hetimore e procedurale dhe materialet në ngarkim të shtetasit Leonard Nika, do i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër”, thekson policia.

Një ditë më parë, në lagjen “Skënderbeg”, të qytetit Shkodër, është vrarë me armë zjarri pistoletë, shtetasi Frederik Marku, 46 vjec si dhe është plagosur djali i tij J. Marku, 22-vjeç, të dy këta shtetas banues në Theth, Dukagjin. Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, kanë ngritur një grup të posaçëm hetimor, ku nga veprimet u bë e mundur  zbulimi dhe identifikimi i autorëve të krimit. /Start/

                                                                                             2012-08-31 15:52
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›