E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raportuesit e KiE: Zgjidhni ngercin ne KQZ Rozeta Rapushi

Raporteret e Keshillit te Europes, e mbyllen dje viziten e tyre ne Shqiperi me zhgenjimin qe ende nuk jane votuar tre ligjet e integrimit, ndonese u diskutuan me Bashkimin Europian dhe me keshilla per zgjedhje te lira dhe plotesim te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve (KQZ). Jonathan Evans dhe Gregore Petrenko ne mbyllje te vizites tre ditore te zhvilluar ne Shqiperi theksuan se KQZ ka nje rol vendimtar ne sigurimin e zgjedhjeve te lira dhe plotesimi i ketij komisioni duhet bere ne menyre urgjente. “Ne nxisim fuqimisht te gjitha partite politike te behen bashke ne menyre urgjente dhe te zgjidhin crregullimin aktual qe po ndikon ne funksionimin e KQZ-es. Keto zgjedhje jane gjithashtu vendimtare per vleresimin e nevojes per vazhdimin e procedures monitoruese te Keshillit te Europes, si dhe per kerkesen e Shqiperise per statusin e vendit kandidat ne BE. Kjo i eshte bere e qarte te gjithe personave qe kemi takuar gjate kesaj vizite monitoruese. Do te ishte i pakonceptueshem avancimi me kerkesen e Shqiperise per statusin e vendit kandidat, nderkohe qe vazhdohet me proceduren monitoruese te Keshillit te Europes”, - theksuan raporteret. Ne konferencen e djeshme per media, ata nuk munden te fshehin zhgenjimin qe ende Shqiperia nuk ka miratuar tre ligjet e kerkuara per marrjen e fteses per statusin e vendit kandidat ne Bashkimin Europian. Aq me teper, kur ato hartohen me ndihmen e BE. “Jemi te zhgenjyer qe per ndryshimet legjislative, te diskutuara tashme deri ne njefare mase me BE-n, nuk eshte bere progres ne Parlament gjate vitit qe shkoi. Nenvizojme ne menyre te vecante ndryshimet ne ligjin per Gjykaten e Larte, Ligjin e Sherbimit Civil dhe Rregulloren e Parlamentit. Kjo mungese progresi eshte vecanerisht frustruese kur duket se palet ishin shume prane arritjes se marreveshjes per keto ceshtje”, - theksuan raporteret. Ata nenvizuan gjithashtu faktin se KiE, pret gjithashtu progres ne te ardhmen ne lidhje me kerkesat e vete Keshillit te Europes per luften kunder korrupsionit dhe forcimin e pavaresise se gjyqesorit. “Ne ndodhemi ne Shqiperi si raportuesit e caktuar nga Keshilli per kete procedure. Roli yne eshte te vleresojme nese Shqiperia eshte ne gjendje te permbushe detyrimet e saj, perfshire sigurimin e demokracise parlamentare dhe zgjedhjet e lira e te ndershme sipas standardeve te Keshillit te Europes. Ne mendojme se ka nje obligim per te gjitha partite politike shqiptare per ndertimin e besimit mes popullit shqiptar per realizimin zgjedhjeve te tilla te lira e te ndershme ne muajin qershor, kete vit”, - theksuan raporteret. Ata shtuan se javen qe vjen ne do t’u raportojne kolegeve ne Komitetin Monitorues te Keshillit ne Strasburg, per t’iu dhene atyre hollesi te metejshme ne lidhje me pergatitjet ne Shqiperi per zgjedhjet e 2013 dhe ne lidhje me progresin e saj te pergjithshem per respektimin e detyrimeve te Keshillit te Europes.

INTEGERIMI

“Jemi te zhgenjyer qe per ndryshimet legjislative, te diskutuara tashme deri ne njefare mase me BE-n, nuk eshte bere progres ne Parlament. Nenvizojme ne menyre te vecante ndryshimet ne ligjin per Gjykaten e Larte, Ligjin e Sherbimit Civil dhe Rregulloren e Parlamentit. Kjo mungese progresi eshte vecanerisht frustruese kur duket se palet ishin shume prane arritjes se marreveshjes per keto ceshtje”, - theksuan raporteret.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›