E Shtunë, 31 Tetor 2026

Halimi Presidenti shkel Kushtetuten

Presidenti Bamir Topi shkel në mënyrë flagrante Kushtetutën e vendit me propozimin e Ilir Mustafaj për nënkryetar të KLD.

Kështu ka deklaruar Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi, i ftuar në studion e abc news.

Sipas ministrit Halimi neni 147 I Kushtetutës dhe vendimet e gjykatës Kushtetuese përcaktojnë qartë se nuk mund të propozohet një anëtar nga Konferenca Gjyqësore sepse në rast se presidenti zgjedh një anëtar nga gjyqtarët, atëherë ai duhet të japë dorëheqjen, sepse është gjyqtar me kohë të plotë.

Ilir Mustafaj është është gjyqtar në Gjykatën e rrethit gjyqësor Tiranë dhe një propozim i tillë është atentat ndaj Kushtetutës së vendit tha Ministri i Drejtësisë, sipas të cilit kreu i shtetit duhet t’u kërkojë falje shqiptarëve për këtë propozim.
Sipas ministrit Halimi trupa e KLD-së do të dijë t’i thotë jo kandidatit antikushtetues të propozuar nga presidenti Bamir Topi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›