KQZ i jep mandatin e deputetit Edison Konomit

I janë dashur shumë pak minuta Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që në unanimitet t’i jepte mandatin e deputetit të lënë nga Rudina Seseri dhe Gjon Bardhi, pasuesit të tyre në listën shumëemërore të partisë socialiste për qarkun e Durrësit Edison Konomit. Vendimi i KQZ-së për spostimin e listës erdhi pasi Kuvendi pas një debati të gjatë interpretativ në keshillin e Mandateve, e vuri në dijeni për pranimin e dorëheqjes së Gjon Bardhit, kryetarit të bashkisë së Krujës nga mandati i deputetit.
Këshilli i Mandateve i paraqiti seancës të enjten e kaluar një raport përmes së cilit pranonte dorëheqjen e Bardhit nga mandat i deputetit, pasi palët u përplasën gjatë në interpretimin e situatës së papajtueshmërisë, ku Gjon Bardhi mbante mandatin e deputetit dhe atë të kryetarit të bashkisë. Sipas mazhorancës ekziston një vakum ligjor për të cilin u ngarkua ta plotësonte në kod komisioni i reformës zgjedhore. I mandatuari i radhës nga lista shumëemërore e PS-së Edison Konomi është anëtar i këshillit bashkiak të Durrësit, I cili sikundër thonë socialistët do të dorëhiqët nga këshilltari, për të hyrë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Ata thonë se nuk do të krijohet e njëjta situatë si me pararendësin e tij në listë, pasi kushtetuta e cilëson mandatin e deputetit të papajtueshëm ndër të tjera me mandatin të kryetarit të bashkisë, komunës apo prefektet, por jo me anëtarin e këshillit bashkiak.