E Shtunë, 31 Tetor 2026

Volfarth nga Elbasani Progres ne reformen zgjedhore

Ambasadori i OSBE në vendin tonë Eugen Volfarth e ka cilësuar si të shkëlqyer punën që po bëhet me komisionin zgjedhor për reformën zgjedhore. Gjatë vizitës në Elbasan pas takimit me kryetarin e bashkisë Qazim Sejdini dhe leksionit që mbajti në Universitetin e Elbasanit, Volfarth deklaroi se në zgjedhjen e presidentit do të zbatohet Kushtetuta. Sa i përket reformës zgjedhore Volfarth tha se komisioni i posaçëm është duke punuar në mënyrë të shkëlqyer dhe se bashkryetarët po bëjnë një punë të jashtëzakonshme për të arritur rezultatet.

“Nuk shikoj ngërç përsa i takon reformës zgjedhore, deri tani po shoh progres”-deklaroi nga Elbasani ambasadori i OSBE-së.

Aktualisht tha ai po punohet në nivel ekspertësh dhe shumë shpejt edhe një ekip ekspertësh i OSBE do të vëzhgojë punën e bërë.

Përsa i përket zgjedhjes së presidentit ambasadori i OSBE u shpreh se gjëja më ë rëndësishme për politikën shqiptarë është që të ndërtojë besimin në popull. Sipas tij është shumë e rëndësishme për Shipërinë që të ketë një proces pozitiv. Volfarth deklaroi se tashmë është koha për të kërkuar një kandidat të mirë. Por i pyetur nëse ishte për president konsensual apo për zbatimin e Kushtetutës ai u shpreh se Kushtetuta është e vlefshme dhe se ai nuk kishte një informacion tjetër për ta anashkaluar atë.

Vizita e tij në Elbasan kishte për qëllim bashkëpunimin me pushtetin vendor dhe për këtë ai shtoi se për OSBE-në është mjaft e rëndësishme bashkëpunimi në këtë nivel dhe se Elbasani është një nga qytetet prioritare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›