Mazhoranca Jo zvarritje pr/ligjit te Gjykates Administrative

Mazhoranca ka bërë thirrje në mbledhjen e Komisionit parlamentare të Ligjeve, që të mos ketë zvarritje në shqyrtimin dhe miratimin e projektligjit për Gjykatat Administrative. Komisioni i Ligjeve ka shtyrë diskutimin e projektligjit për Gjykatat Administrative, pasi palët nuk gjetën konsensus mbi nenet thelbësore, që lidhen me numrin e gjykatave në të gjithë vendin dhe kriteret që duhet të plotësojnë gjyqtarët, të cilët do të jenë pjesë e këtyre gjykatave. Kryetari i Komisionit, demokrati Ilir Rusmali, duke vlerësuar si shumë të rëndësishëm ligjin, theksoi se ky ligj është një ligj reforme. Ndaj, ai kërkoi përkushtim nga të gjithë.
Gjatë mbledhjes, palët nuk ranë dakord mbi numrin e gjykatave në rang vendi, pjesë e nenit 4. Opozita kërkoi që të jenë 6 gjykata administrative, sa ç’është edhe numri i Gjykatave të Apelti. Por, zëvendësministrja e Drejtësisë Brikena Kasmi, u shrpeh që Gjykata Administrative e Shkallës së Parë të ketë selinë qendrore në Tiranë, ndërkohë që 5 të tjerat në funksionojnë në Dhoma, pranë Gjykatave të Apelit në rrethe. Përsa i përket nenit 5, kritereve të gjyatarëve, është rënë dakord mbi propozimin e relatorit, deputetit socialist Armando Subashi, sipas të cilit kandidatët t’i nënshtrohen një testi paraprak dhe rigoroz. Por, mazhoranca përmes kryekomisionerit Rusmali, theksoi se nuk duhet të luhet me dy standarde, pasi nëse gjyqtarët e Gjykatës Administrative do i nënshtrohen testimi, gjyqatërët e Gjykatave të tjera jo. Po ashtu, palët kanë pasur mendime të ndryshme edhe mbi eskperiencën që duhet të kenë gjyqtarët. Në mbledhje ka marrë pjesë edhe përfaqësuesi i misionit EURALIUS, që po jep asistencë ligjore. Ai theksoi rëndësinë e ligjit dhe shprehu gatishmërinë për të dhënën ndihmën e nevojshme për këto nene.