Halimi-Topit Terhiq propozimin per nenkryetarin e KLD-se
Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi i ka drejtuar një letër presidentit të Republikës Bamir Topi lidhur me zgjedhjen n/kryetarit të KLD-së. Vetëm 30 minuta pas dërgimit të kësaj letre është njoftuar edhe shtyrja e mbledhjes së KLD-së, që do të zhvillohej ditën e mërkurë për shkak të vizitës së presidentit në Maqedoni. Në letrën e dërguar Topit, Halimi i kërkon presidentit revokimin e propozimit të tij për postin e nënkryetarit të KLD-së. Halimi shkruan se propozimi i presidentit bie ndesh me nenin 147 të Kushtetutës. Sipas ministrit të Drejtësisë propozimi për zgjedhjen në detyren e zëvendës kryetarit, një anëtar nga radhët e gjyqtarëve të zgjedhur nga Konferenca Gjyqësore Kombëtare përbën një akt të paprecedentë në traditën kushtetuese të ushtrimit të veprimtarisë së presidentit, sepse është antikushtetuese. Propozimi juaj shkruan në leteër Halimi krijon tension institucional, artificial dhe dëmton zhdërvjelltësinë që aktiviteti i KLD-së duhet të ketë nën drejtimin e një anëtari jo gjyqtar. Sipas ministrit Halimi propozimi i presidentit për të zgjedhur një anëtar nga radhët e gjyqtarëve si numrin 2 të KLD-së nuk përputhet me kuadrin ligjor kushtetues në fuqi për arsye se dëmtohet formati i nenit 147 të Kushtetutës, ku duhet të jenë 15 anëtarë, ku krahas anëtarëve për shkak detyre, duhet të jenë 3 anëtarë të zgjedhur nga kuvendi, 9 gjyqtarë të zgjedhur nga konferenca gjyqësore. Dhe nëse do të zgjidhej nënkryetar i KLD-së një gjyqtar pa sjellë largimin e tij nga detyra e gjyqtarit dhe rrjedhimisht sjell uljen e numrit të gjyqtarëve efektivë në KLD.
Në letrën e tij Halimi si arsye të dyte ka dhënë jurispredencën e Gjykatës Kushtetuese, e cila ka arritur në përfundimin se zgjedhja e një anëtari gjyqtar në funksion me kohë të plote si nënkryetar, e shkëput atë nga detyra efektive e gjyqatrit dhe rrjedhimisht cënon rregullimin kushtetues. Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese thuhet se: nëse anëtari i KLD-së i zgjedhur nga Konferenca gjyqësore Kombëtare do të ushtronte detyrën në KLD me kohë të plotë vjen në kundërshtim me nenin 147 të Kushtetues.