Gjendja shëndetësore, Berisha rikthehet në zyrën e tij

Pas dobësisë që pësoi ditën e djeshme, Kryeministri Berisha i është rikthyer aktivitetit normal. Ai është paraqitur paraditen e sotme në zyrën e tij dhe po vijon normalisht punën.
Ndërkohë më herët ai ka ka anuluar vizitën zyrtare në Malin e Zi ku shefi i qeverisë shqiptare do të takohej me autoritetet malazeze dhe drejtuesit e partive politike të shqiptarëve.
Ndërkohë ditën e djeshme pas një axhende të ngjeshur ditore kryeministri Berisha pësoi gjendje dobësie ndërsa po përfundonte fjalimin në ceremoninë e 21 vjetorit të themelimit të PD-së.