Halimi: Regjistër dixhital të pronave brenda 2013-s

Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës, Halimi tha se Partia Socialiste nuk bëri asgjë për kthimin dhe kompensimin e pronës tek pronari, përkundrazi, tha ai, "krijoi mbivendosje dhe korrupsion në këtë drejtim".
Gjatë diskutimit të p/ligjit "për të drejtën e privatizimit të truallit shtetëror në përdorim dhe për taksën mbi të drejtën e përdorimit të tij", ministri Halimi vuri në dukje se "PD e ka marrë në misionin e vet që në 22 mars të vitit 1992 kur fitoi zgjedhjet, procesin e kthimit dhe kompensimit te ish pronarëve".
Qeveria, vijoi ai, po ecën fort lidhur me strategjinë e pronës. Ai bëri të ditur se një grup pune në bashkëpunim me ekspertë të Bankës Botërore, të BE-së dhe Këshillit të Europës ka hartuar draftin e strategjisë për të zgjidhur problemin e pronave. "Misioni i këtij grupi pune i përmbahej premtimit elektoral të PD të vitit 1992 për të zhbërë atë gjëmë të madhe që PS i bëri shqiptarëve për 50 vjet", tha Halimi.
Ai u shpreh se, "ne do t'u kthejmë në mënyrë të plotë pronat pronarëve dhe do të bëjmë kompensim të plotë pronarëve dhe jo në bazë të vlerës të hartuar me çmime abstrakte, por të bazuar vetëm në vlerën e tregut". Procesi është i vështirë, vijoi ai, dhe ne brenda mandatit të parë nxorëm një sërë aktesh dhe ligjesh duke bërë që për herë të parë të funksionojë Hipoteka.
"Nga 65 mijë kërkesa që janë depozituar në Komisonet e Kthimit të pronave për këto 20 vjet, u janë dhënë përgjigje 60 mijë kërkesave, pra 92 % të totalit të kërkesave për ish pronarët", theksoi Halimi. Gjithashtu, kreu i Drejtësisë bëri të ditur se "pavarësisht se 10 milionë euro ishin alokuar deri në 2005 gjatë kohës që ka qenë në qeverisje PS dhe po aq nga USAID-i për të bërë regjistrimin e pronave, kur PD erdhi në pushtet regjistri ishte zero. Vetëm 1 milion euro kishin shkuar për regjistrimin e pronave, 9 milion euro ishin shpenzuar për makina, për zyra, etj". /Start/
2012-03-15 13:07