E Shtunë, 31 Tetor 2026

Halimi Regjistrim dixhital i tokes brenda 2012

Zbatimi i rekomandimeve të BE për sistemin e drejtesisë do të jetë prioriteti kyç i Ministrisë së Drejtesisë. Kjo është deklarata e ministrit Eduard Halimi gjatë analizës së vitit 2011. Halimi tha se viti 2012 do të jetë viti i zbatimit të planit të jashtëzakonshëm të dixhitalizimit të sistemit të Drejtësisë. Ky projekt do t’i bashkëngjitet projektit të Shqipërise Dixhitale, në kuadër edhe të 100 vjetorit të Pavarsisë së vendit.

Një nga prioritetet e vitit 2012 është dixhitalizimi i sistemit gjyqësor. Çdo sallë gjykimi do te vendoser sistemi i regjistrimit audio po ashtu do të vendosen video- kamera për ta bere gjithë procesin transparent dhe lehtësisht te aksesueshem për publikun, inspektimin, sigurinë e gjyqtareve, dhe palëve ne proces.

Dixhitalizimi i noterise dhe i regjistrit te tokave eshte nje nga sfidat e ministrise se Drejtësisë për këtë vit. Do të krijohet regjistri kombëtar dixhital i tokës, do të përfundojë nga AKKP procesi i njohjes së pronësisë për subjektet e shpronësuar, do të evidentohen pasuritë e paluajtshme shtetërore dhe regjimi juridik i tyre. Pjesë e prioriteteve për vitin 2012 sipas ministrit të Drejtësisë janë edhe ligjet me 3/5 ku futen gjykata administrative apo ndryshimet në Kodin Penal. Halimi tha se; “për këtë po presim që sinjalet e dhëna nga opozita të përfshijnë pjesëmarrjen e tyre në këto procese”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›