Vlore tritol baneses se hidraulikut
Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në derën e banesës së një hidrauliku në qendër të qytetit të Vlorë, por për fat, ka patur vetëm deme materiale dhe jo pasoja në njerëz edhe pse atë moment familjarët ndodheshin brenda në banesë. Sipas policisë lokale ,ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30 në lagjen “29 Nëntori” Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se në sheshpushimin e katit të tretë të pallatit Nr. 1161 është vendosur një sasi lëndë shpërthyese në derën e jashtme të banesës së shtetasit Artan Agur Mehmeti, 49 vjeç, me profesion hidraulik, i cili ndodhej në shtëpi në momentin e shpërthimit së bashku me anëtarët e tjerë të familjes. Policia njofton se hetimet janë përqendruar te ndonjë konflikt privat