E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, 5000 ha tokë nën ujëOboti në gjendja emergjence

Të tjera rreth shkrimit Hec i Fierzës hapi dje portën 3 të shkarkimit/FOTO FRD: Fondet përdoren për favore personale Mbi 5000 ha tokë janë nën ujë për shkak të shkarkimeve nga hidrocentralet në kaskadën e Drinit. Rruga Shkodër- Velipojë është bllokuar, ndërkohë që Shkodër- Dajç është e pakalueshme për të gjitha mjetet.

Shkarkimet gjatë natës nga hidrocentrali i Vau Dejës shkuan deri në 1300 m3/sek, ndërkohë që dje nisën shkarkimet dhe nga hidrocentrali i Fierzës. Situata problematike është për banorët në komunën Dajç dhe Bregu Bunës.

Gjatë gjithë natës së të shtunës (7 prill) nga Vau i Dejës është shkarkuar mbi 1200 m3/s teksa gjate orëve të paradites, së të dielës shkarkimet kane arritur ne 1800 m3/s pa llogaritur dhe prurjet nga lumenjtë Buna e Drin qe shkojnë në mbi 1000 m3/s. Kjo ka ndikuar qe niveli i ujit të rritet në zonën e NënShkodrës ku janë të bllokuara rrugët e Dajçit, rruga e Velipojës pranë Urës së Gjo Lulit dhe vazhdon të jetë i bllokuar Oboti dhe Gorica në komunën Ana e Malit. Kryetari i komunës Bërdicë Besnik Brahimi në një intervistë për mediat bëri të ditur dje se në këtë komunë janë mbi 700 ha toke bujqesore të mbjedhura nën ujë, ndërkohë që kjo përmbytje po shkaktonjë probleme për sigurimin e bazës ushqimore për blegtorinë ku vetëm në këtë komunë janë mbi 5000 krerë lope dhe 3500 krere dhen.

Fermerët e kësaj zone apeluan për ndihmë pasi prej 3 javësh rezervat ushqimore për bagetitë kanë mbaruar dhe rrezikojnë të ngordhin nga mungesa e ushqimit, ndërsa në fushat e Trushit lehtësisht dallohen kafshët e ngordhura të cilat janë zënë nga vërshimi i ujit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›