Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, Filip Vujanoviç deklaron fitoren
Mali i Zi- Mali i Zi ka zhvilluar dje zgjedhjet presidenciale dhe në krye të shtetit pritet të jetë sërish Filip Vujanoviç, duke marrë në këtë mënyra mandatin e tij të tretë.
Sfidanti i tij ishte ish-diplomati Miodrag Lekiç, por edhe ai ka shpallur fitoren në këto zgjedhjet.
Mediat vendase raportojnë se pjesmarrja në zgjedhje ishte 53%, ndërsa këto zgjedhje ishin shumë të rëndësishme pasi Mali i Zi synon integrimin në Bashkimin Evropian.
Në tetor të këtij viti malazezët do tu drejtohen sërish kutive të votimit dhe këtë herë për të zgjedhur qeverinë e re. Ndërkohë qeveria aktale ka rreth dy dekada që qeveris dhe akuzat për korrupsion ndaj saj kanë qenë të shumta.