Italia mbështetje për modernizimin e forcave të armatosura

Në konferencën për shtyp, Imami tha se Italia mbetet një partner strategjik i Shqipërisë. Sipas ministrit Imami, biseda u përqendrua në tri çështje themelore, për të cilat pala shqiptare mori garancinë, mbështetjen, mirëkuptimin dhe suportin e nevojshëm nga pala italiane.
“Ministri Di Paola më premtoi një mbështetje të plotë që nga planifikimi, ngritja dhe vlerësimi i kapaciteteve, asistenca teknike për FA, në mënyrë të atillë që Shqipëria, në përputhje edhe me angazhimet që ka marrë në një kohë të afërme (brenda vitit 2014-2015), të ketë një batalion tërësisht të integrueshëm në NATO. Çështja e dytë për të cilën ne biseduam ishte çështja e bashkëpunimit për vëzhgimin e hapësirës detare në detin Adriatik, si dhe një bashkëpunim i ngushtë në atë “që ne e quajmë: “NATO Response Force”, ose (Forca e Përgjigjes së Menjëhershme), ku ne kemi deklaruar një togë të Policisë Ushtarake. Besoj që karabineria italiane është policia ushtarake më ekselente në botë dhe mbështetja e tyre do të bënte që edhe policia jonë ushtarake të jetë një njësi me kualitetet më të larta të mundshme. Këto tre çështje gjetën mirëkuptimin dhe mbështetjen e plotë të ministrit të Mbrojtjes Italiane”.
Më tej, duke folur për modernizimin dhe transformimet që po pësojnë aktualisht FA Shqiptare, ministri i Mbrojtjes së Italisë, theksoi se Shqipëria është duke luajtur gjithashtu një rol mjaft të rëndësishëm falë edhe modernizimit të Forcave të Armatosura. “Në këtë drejtim Italia ka pasur mundësinë dhe ka qëllimin që të mbështesë Shqipërinë pikërisht në modernizimin e Forcave të saj të Armatosura dhe në rritjen e aftësive dhe cilësive të saj në kuadër të NATO-s”, theksoi ai.
Sipas tij, përqendrimi dhe angazhimi i mëtejshëm i Italisë do të fokusohet në drejtim të fuqizimit të mëtejshëm të Batalionit të Dytë të Motorizuar, e cila është një strukturë e Forcave Tokësore; në drejtim të fuqizimit të kontrollit dhe mbikëqyrjes së hapësirës të zonës së bregdetare përgjatë Adriatikut deri edhe në Mesdhe, si dhe në drejtim të fuqizimit, modernizimit dhe rritjes së kapaciteteve të Policisë Ushtarake. /Start/
2012-04-11 16:52