Presidenti Topi merr ‘Medaljen e Korpusit të Paqes’
TIRANË- Presidenti Topi merr ‘Medaljen e Korpusit të Paqes’ në shenjë mirënjohjeje nga Zëvendësdrejtoresha, Keri Hesler-Reidilit.
Gjatë një takimi të zhvilluar në presidencë Topi shprehu vlerësimin e tij institucional për gjithë veprimtarinë dhe punën me përkushtim të Vullnetarëve në kuadër të misionit të tyre human në vendin tonë.
“Veprimtaria e këtij korpusi vullnetarësh në vendin tonë është edhe një dëshmi më tepër e mbështetjes dhe e ndihmesës së paçmuar të qeverisë dhe popullit amerikan për qytetarët shqiptarë në momente të rëndësishme për ecurinë dhe përparimin e vendit sipas standardeve të shoqërive demokratike perëndimore, për çka ne shprehim mirënjohjen e thellë dhe, natyrisht, angazhimin për të vijuar edhe në të ardhmen këtë bashkëpunim frytdhënës”,- u shpreh kreu i shtetit shqiptar.
Ndërkohë, Ambasadori i SHBA, Aleksandër Arvizu, vuri në dukje se ky është një vit shumë i rëndësishëm për Korpusin e Paqes, duke qenë se shënon 50-vjetorin e krijimit të tyre, të mbushur me mjaft përvojë dhe një punë të madhe anembanë botës, por edhe në Shqipëri, sidomos në fshatrat më të thella të vendit.
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Presidenti Topi merr ‘Medaljen e Korpusit të Paqes’