E Shtunë, 31 Tetor 2026

Halimi me Badinter Strategjia per te miturit gati ne shkurt 2012

Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi priti sot në një takim të veçantë senatorin francez Robert Badinter, aktivist e të drejtave të njeriut, përfaqësuesin e UNICEF, Detlef Palm dhe drejtorin rajonal të UNICEF-it në Genevë, Jean-Claude Legrand.

Badinter, ish-ministër i Drejtësisë në Francë, po viziton Tiranën me qëllim sensibilizim e institucioneve vendase për të rritur edhe më vëmendjen ndaj të miturve që vuajnë dënimin për burgjet e vendit.

Në fjalën e tij, Bandinter, pas falënderimeve të rastit dhe përgëzimet për ndryshimet që ka arritur Shqipëria në fushën e respektimit të të drejtave të njeriut dhe sidomos minoreneve vuri theksin në tre gjëra kryesore: një vakum legjislativ për minorenet nën 14 vjeç, e cila duhet të jetë në përputhje me konventën ndërkombëtare; rishikimin e periudhës së gjatë të paraburgimit, pasi nuk ekziston një dispozitë ligjore për këtë që të jetë sipas standardeve të BE.

Një tjetër pikë ku ai u ndal ishte arsimimi sipas një programi mësimor për të miturit në periudhën e vuajtjes së dënimit.

Por, ai theksoi se kushtet e të miturve në Burgun e Kavajës janë vërtetë për t’u lavdëruar,sa edhe shumë institucione në vendet perëndimore mund t’ia kishin zili.

Nga ana e tij, Ministri i Drejtësisë, Halimi e vuri theksin mbi hapat që janë ndërmarrë nga Ministria e Drejtësisë për të përmirësuar trajtimin e të miturve që vuajnë dënimin.

“Tashmë ata nuk trajtohen më komisariate që shërbenin si qendra paraburgimi si në vitin 2006, por vuajnë dënimin në institucione të veçanta të vuajtjes së dënimit të ngritura posaçërisht për ta. Nuk kemi më lajme të këqija se një i mitur është dhunuar apo është vetëvrarë dhe kjo tregon për përmirësimin e trajtimit”.

Arritje janë shënuar deri tani me funksionimin e shërbimit të provës si dhe në format alternative të vuajtjes së dënimit nga të cilat kanë përfituar të miturit.

Gjithashtu, është nënshkruar dhe një marrëveshje me Ministrinë e Arsimit për të adresuar problemin e arsimimit permanent gjatë kohës që ato presin të gjykohen në dhomat e paraburgimit. Shume shpejt do të aplikohet edhe mbikëqyrja elektronike e të dënuarve (deri tani numërohen 103 te mitur te dënuar), si masa që do të rrisin cilësinë e trajtimit të miturve.

Më tej, ministri deklaroi se Ministria e Drejtësisë së bashku me UNICEF, Euralius është duke hartuar strategjinë në drejtësi për miturit , një strategji që do të miratohet në shkurt të vitit 2012.

Në të synohet përmirësimi i akteve ligjore dhe nënligjore ndërkohë që shqetësimi kryesor i Badinter është ai i ndryshimit të Kodit të Procedurës penale e cila ka e nevoje për votat e opozitës.

Më tej, siç deklaroi edhe në një konferencë të përbashkët për shtyp, ministri Halimi deklaroi se qeveria shqiptare por punon për përmirësimin e kushteve të gjendjes në burgje.

Sipas tij, 90% e buxhetit të ministrisë së Drejtësisë shkon për investime në burgje.

Ndërkohë Drejtori Rajonal i UNIÇEF, z.Jean-Claude Legrand vuri në duke se situata e kushteve dhe trajtimi i të miturve në burgje është shumë më e mirë edhe se vendet e tjera të rajonit jo shumë larg Shqipërisë.

Ai tha se problemet në përgatitjet për rintegrimin e tyre do të zgjidhen nga një koordinim mes Ministrisë së Arsimit , Ministrisë së Punës dhe Ministrisë së Drejtësisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›