E Diel, 1 Nëntor 2026

Greket pershkallezojne grevat ndersa qeveria masat shtrenguese

Greva ka paralizuar sërish Athinën duke krijuar dhe kaos në rrugët e kryeqytetit grek.

Punëtorët grekë përshkallëzojnë grevat ndërsa qeveria masat shtrënguese.

Sipas trojkës, në 5 mujorin e ardhshëm do të shtohen me 5 miliardë euro të tjera kursimesh deri në vitin 2015.

Athina, për të dytën ditë radhazi ka qëndruar pa transport urban por edhe pa taksi.

Kryeqyteti grek është kthyer në arenë protestash të përditshme që përfundojnë para parlamentit, i cili këto ditë do të aprovojë projektligjin me shkurtime drastike shtesë pagash dhe pensionesh, por edhe lirime nga puna nëpunësish shtetërorë.

Dy sindikatat më të mëdha të sektorit privat por edhe publik vendosën që greva e përgjithshme e 19 tetorit të bëhet 48-orëshe. Në greva shumëditëshe këtë herë kanë hyrë dhe doganierët, mjekët e spitaleve, arsimtarët por edhe punonjësit e porteve.

Ndërkohë Athina por edhe qendra të tjera të mëdha urbane të vendit përballen me rrezikun e sëmundjeve infektive nga mbeturinat që për më se një javë mbeten nëpër rrugë nga greva e punonjësve të këtij sektori.

 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›