Halimi me krerët e Hipotekave: Regjistër dixhital

Ministri i Drejtësisë, Halimi
TIRANE- “Regjistrimi dixhital i tokes mbetet nje nga prioritetet e qeverise dhe nje proces shume i rendesishem per vendin”. Keshte eshte shprehur ministri i Drejtesise, Eduard Halimi gjate nje takimi te zhvilluar sot me drejtoret e Hipotekave ne vend.
Sipas Halimit, regjistrimi fillestar, duke u bazuar ne projektin e Bankes Boterore dhe te OSBE-se, duhet të përfundojë brenda vitit.
Regjistrimi dixhital i tokës është prioritet themelor për vendin. Problemi me regjistrimin fillestar duhet të përfundojë brenda vitit. Në këtë proces prioritet absolute do të jetë projekti i Bankës Botërore dhe OSBE për regjistrimin”- tha Halimi.
Ministri i Drejtesise ka theksuar se i rendesishem ne kete proces eshte edhe riformatimi i skemes se monitorimit të projekteve.
“Vonesat në përmbushjen e detyrave do të sjellë largimin e çdo përgjegjësi. Përgëzoj zyrën e Tiranës për dixhitalizimin e arkivës”- tha ai, duke shtuar se ligji i ri për regjistrimin do të sjellë hapjen e one-stop shop për noterët në Tiranë.