E Diel, 1 Nëntor 2026

“Gjykata Administrative çliron qytetarët dhe biznesin nga procedurat e tejzgjatura”

17-03-2012 / Gazeta 55

Enkelejd Alibeaj, deputet i PD-së

Ish ministri i drejtësisë, Enkeljed Alibeaj, hartuesi i draftit ligjor për Gjykatën Administrative thotë se ky institucion do të çlirojë një herë e përgjithmonë biznesin dhe qytetarët nga procedurat e tej zgjatura për zgjidhjen në marrëdhënien me shtetin.
Për Alibeajn ligji është i mirë në formën aktuale, por edhe amendimet e PS-së janë të mirëpritura.
“Unë pres një frymë pozitive, shpresoj që nëse do të ketë amendime të shkojnë në funksion të Gjykatës Administrative dhe jot ë dobësojnë cilësinë e ligjit”, u shpreh ai.
Me miratimin e këtij ligji në Parlament kërkohet ngritja e strukturave të kësaj gjykate. Në këtë pikë Alibeaj thekson domosdoshmërinë e trajnimeve të gjyqtarëve që do të angazhohen në këto struktura.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›