Vranë 23 vjeçarin, arrest me burg 4 autorëve

Policia e Korçës
KORCE- Gjykata e Korces ka vendosur sot masen e sigurise, “arrest me burg” per kater autoret e vrasjes se te riut, Oligert Kreka dhe plagosen rende te shokut tjeter te tij.
Sipas vendimit te sotem, ne burg mbeten shtetasit Emiljano Nazifi, Aldi Nazifi, Ilia Zeneli, Ismir Ravolli, te kater te arrestuar per vrasjen e 23 vjecarit, teksa festonin darken ne pritje te Dites se Veres.
Sipas hetimeve mesohet se ata kanë pranuar se krimi mabakër erdhi pasi viktima i kishte ngacmuar motrën Aldi Nazifit, kushëririt të mikpritësit të shtëpisë ku ndodhi krimi.
Pas ngjarjes tronditëse policia beri të mundur arrestimin e 5 prej tyre dhe shpalljen në kërkim të 2 të tjerëve. Emiljano Nazifi, Aldi Nazifi, Ilia Zeneli, Ismir Ravolli dhe një 16-vjeçar me inicialet M.Q., pasi janë arrestuar kanë pohuar krimin, duke rrëfyer me detaje edhe ngjarjen.
Ngjarja
Sipas deklarimeve të tyre në polici, ata nuk janë konfliktuar më parë me njëri-tjetrin përballë, por vetëm përmes telefonit. Shkak i kësaj përplasjeje të nisur thuajse një vit më parë ka qenë ngacmimi që i ka bërë viktima motrës së Aldi Nazifit, njërit prej autorëve.
Ata kanë deklaruar se njiheshin me viktimën dhe të plagosurin prej kohësh, pasi banonin në të njëjtin fshat dhe se sherri i përgjakshëm që ndodhi mes tyre nuk ka qenë i planifikuar.
Burime nga Policia thanë se autorët janë shprehur para bluve të Korçës se ishin mbledhur për të festuar Ditën e Verës, por pasi ishin dehur ka qenë pikërisht viktima ai që ka nisur të rrëfejë në mënyrë të pavetëdijshme për ngacmimet që i kishte bërë vajzës dhe kjo ka mjaftuar për të nxitur reagimin e grupit të të rinjve.
Ata kanë marrë Oligertin dhe Saimirin dhe pasi i hodhën në një krevat kanë nisur ti rrahin së bashku me shkelma. Më tej, kanë përdorur edhe karrige, shishe, dërrasa e deri tek mjetet e mprehta derisa ata kanë humbur ndjenjat, por pavarësisht kësaj, ata kanë vijuar ti godasin. Pasi i kanë rrahur për disa orë, i kanë nxjerrë te dera e banesës dhe janë larguar për ti shpëtuar policisë.