E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi guxon serish firmos tre anetare per ne Gjykaten e Larte



Eljona Ballhysa
Presidenti i Republikes Bamir Topi ka dekretuar dje tre anetare te Gjykates se Larte duke plotesuar ne kete menyre vendet vakante ne kete gjykate. Pak kohe me pare pikerisht me fillimin e sesionit te ri parlamentar Presidenti dekretoi kater emra per Gjykaten Kushtetuese te cilet tashme jane depozituar ne Kryesine e Kuvendit. Te shtate kandidaturat e Topit presin nisjen e seancave degjimore ne Komisionin Parlamentar te Ligjeve si dhe verdiktin e maxhorances. Tre kandidaturat e dekretuara dje nga kreu i shtetit per Gjykaten e Larte jane Edmond Islamaj Manjola Bejleri dhe Shkelzen Selimi.
Kandidatet
Kandidati Islamaj ka mbajtur postin e inspektorit ne Keshillin e Larte te Drejtesise dhe ka nje karriere te gjate ne fushen e drejtesise. Ndersa dekreti i dyte per postin e anetares se Gjykates se Larte eshte Manjola Bejleri. Ajo eshte kryetare e Shoqates Kombetare te Gjyqtareve dhe shpeshhere ka mbrojtur te drejtat e gjyqtareve duke dale edhe kunder vendimeve politike te perfaqesuar nga maxhoranca qe eshte ne pushtet. Madje Bejleri ka dale kunder draftit te maxhorances per lustracionin ose sic njihet ndryshe ligji i spiuneve. Nuk dihet se cfare qendrimi do te mbaje maxhoranca ndaj kesaj kandidature.
Dekreti i trete i Presidentit i firmosur dje per Gjykaten e Larte eshte Shkelzen Selimi i cili ka mbajtur postin e gjyqtarit ne Gjykaten e Vlores. Ai njihet si gjyqtari qe ka dhene vendim me burgim dhe me gjobe ndaj kreut te OMONIA-s Bollano rreth nje vit me pare.
Shqyrtimi
Vetem pak kohe me pare Topi dekretoi kater emra per anetare te Gjykates Kushtetuese emrat e te cileve ende nuk jane shqyrtuar nga Kuvendi. Maxhoranca nuk ka nisur ende proceduren e shqyrtimit te kandidaturave ne Komisionin Parlamentar te Ligjeve. Duket se akuzat e forta te hedhura ndaj kreut te shtetit ne fund te muajit korrik per shkelje te afateve kushtetuese per te plotesuar vendet vakante ne Gjykaten Kushtetuese kane pasur si qellim denigrimin e figures se Presidentit. Kjo duket qarte ne faktin se pavaresisht se kandidaturat jane dekretuar pertej afateve vete maxhoranca nuk ka ndermarre asnje nisme per shqyrtimin e tyre dhe per te plotesuar sa me pare postet e mbetura bosh ne Gjykaten Kushtetuese. Nderkohe qe procedura e shqyrtimit pritet te zgjase per shkak te zhvillimit te seancave degjimore me kandidatet e perzgjedhur nga Presidenti ne Komisionin Parlamentar te Ligjeve. Nga ana tjeter mesohet se arsyeja pse PD-ja po mban pezull dekretet e Topit eshte se ka pakenaqesi ne perzgjedhjen e kandidaturave.

Tre dekretet e Topit per Gjykaten e Larte

Edmond Islamaj - inspektor ne Keshillin e Larte te Drejtesise
Manjola Bejleri - kryetare e Shoqates Kombetare te Gjyqtareve
Shkelzen Selimi - gjyqtar ne Gjykaten e Vlores

Kater dekretet e Topit per Gjykaten Kushtetuese

Edlira Jorgaqi - drejtoreshe e Legjislacionit ne Prokurorine e Pergjithshme
Fatmir Hoxha - kryetar i Gjykates se Apelit ne Shkoder
Artan Hoxha - anetar ne Gjykaten e Larte nga viti 1999 deri ne vitin 2008
Ardian Leka - i njohur si nje nga avokatet me te mire ne vend

Gjinushi Opozita te nise protestat per largimin e Berishes

Aleati i socialisteve Skender Gjinushi eshte shprehur dje se negociatat per transparencen nuk mund te zgjasin pergjithmone ndersa ka bere thirrje qe opozita te nise sa me pare protestat. Cdo gje varet edhe nga koha. Hapja e kutive nuk mund te kerkohet pambarimisht. Parlamenti Europian kur nxori rezoluten nuk hodhi nje platforme per ta zbatuar ne negocime por mbylli negociatat tona - tha Gjinushi. Ai veren se nje prove e dyte ne zgjedhje me vote te pasigurt do te ishte nje humbje e sigurt per te majten. Ka zgjedhje te standardit pastaj shtrohet hyn a nuk hyn ne zgjedhje. Nese nuk garantohet standardi nuk duhet te hysh ne zgjedhje. Ne qofte se ve kusht ne emer te qytetarit se duhen zgjedhje te standardit ky eshte qendrimi me konstruktiv me realist dhe i detyruar i opozites shqiptare - tha Gjinushi.

Edith Harxhi zhvillon nje vizite pune ne Gjermani

Zevendesministrja e Puneve te Jashtme Edith Harxhi e cila gjendet ne Gjermani per nje vizite pune zhvilloi nje takim me z. Ruprecht Polenz kryetar i Komisionit Parlamentar per Politiken e Jashtme si dhe me anetare te tjere te ketij komisioni. Gjate ketij takimi u diskutua mbi procesin e liberalizimit te vizave anetaresimin ne BE Rezoluten e fundit te OKB-se per Kosoven si dhe zhvillimet e tjera ne rajon Bosnje-Hercegovine Maqedoni etj. Lidhur me liberalizimin e vizave z. Polenz shprehu bindjen se tashme kane mbetur vetem pak jave nga miratimi ne Parlamentin Europian dhe se deri ne fund te ketij viti shqiptaret do te mund te levizin pa viza ne zonen Shengen. Zbatimin me rigorozitet te ketij procesi z. Polenz e konsideroi edhe si nje test per Shqiperine qe do te kete impakt edhe ne negociatat per anetaresimin e vendit tone ne Bashkimin Europian. Gjithashtu ne takim u fol gjate edhe per negociatat e ardhshme mes Serbise dhe Kosoves situaten paraelektorale ne Bosnje-Hercegovine si dhe u vleresua roli i Shqiperise si promotor i bashkepunimit paqes dhe stabilitetit ne rajon.

Belortaja Perfaqesite diplomatike do te nxitin investimet e huaja

Zevendesministri i Puneve te Jashtme Selim Belortaja ka bere te ditur planin e Ministrise sipas te cilit diplomacite ekonomike shqiptare ne vende te ndryshme do te nxitin investimet e huaja ne Shqiperi. Promovimi i bashkepunimit ekonomik e vecanerisht i nxitjes se investimeve te huaja direkte ne vendin tone eshte trajtuar me seriozitet nga qeverite shqiptare ne vijimesi - eshte shprehur Belortaja. Sipas tij per arritjen e ketij qellimi jane krijuar jo vetem agjenci te posacme me synim promovimin e investimeve te huaja por koha ka sjelle nevojen qe dhe perfaqesite tona diplomatike te jene promotor i rendesishem per pasqyrimin e imazhit te vendit dhe nxitjen e investimeve te huaja dhe tregtise. Sipas tij eshte shume i rendesishem aktivizimi dhe qasja agresive ne kuptimin e mire nga stafi qe merret me promovimin ekonomik neper ambasada.
Sipas zevendesministrit te Jashtem per realizimin e diplomacise ekonomike dhe ecurine e ketij procesi eshte i domosdoshem komunikimi dhe bashkepunimi mes te gjitha hallkave brenda dhe jashte vendit.

17 Shtator 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›