E Diel, 1 Nëntor 2026

PS apel BE-se Mos lejoni djegien e fleteve vendi shkon ne rruge pa krye



Albert Gjoka

Partia Socialiste kerkon nderhyrjen urgjente te nderkombetareve ne kohen kur maxhoranca dhe KQZ-ja kane njoftuar se do te merret vendimi per djegien e fleteve te votimit. Ne nje mesazh qe kryetari i Grupit Parlamentar te PS-se i ka derguar komisionerit per Zgjerimin Stefan Fyle dhe krereve te dy grupimeve me te medha politike ne Parlamentin Europian Martin Shultz dhe Jozef Daul thuhet se ne rast se do te asgjesohen fletet kjo do ta coje demokracine shqiptare ne nje rruge pa kthim dhe do ti jape fund dialogut politik. Permes kesaj letre me subjekt Kriza politike ne Shqiperi eshte duke u thelluar per shkak se qeveria eshte duke pergatitur djegien e kutive te votimit zoti Ruci shpreh gatishmerine e PS-se per te respektuar te gjitha kushtet e vena nga institucionet nderkombetare dhe e fton maxhorancen qe te zbatojne Rezoluten e miratuar nga Parlamenti Europian ne korrik te ketij viti.

Alarmi
Vetem pak ore para mbledhjes se Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ku do te merret vendimi per djegien e fleteve te votimit partia me e madhe opozitare eshte shprehur e alarmuar duke kerkuar nderhyrjen urgjente te Brukselit. Situata eshte bere shume kritike pas deklarimit me te fundit te kreut te KQZ-se perfaqesues i qeverise i cili pas deklarimit te kryeministrit tha se do te merret nje vendim me date 17 shtator 2011 per hapjen e kutive te votimit dhe eliminimin e fleteve te votimit me pretekstin se kutite duhet te jene te boshatisura para zgjedhjeve vendore te cilat do te mbahen me 8 maj 2011 - thuhet ne leter. Me tej thuhet se ne rast se merret nje vendim i tille me pas mund te humbase perfundimisht mundesia per nje hetim parlamentar rreth zgjedhjeve te 28 qershorit 2009. Ne mesazhin e tij zoti Ruci thote se PS-ja mbetet shume e shqetesuar pasi nje veprim i tille perben nje goditje serioze ndaj demokracise parlamentare e perpjekjeve per dialog politik ne vend dhe dhunon ne menyre te drejtperdrejte te drejten kushtetuese te opozites per transparence dhe te drejten tone ne realizimin e hetimit parlamentar. Ajo mund ti jape fund ne te ardhmen cdo mundesie per dialog politik dhe bashkepunim midis partive - thuhet ne mesazh. Sipas tij kriza politike ne vend mund te hyje ne nje rruge pa krye demokracia mund te jete ne rrezik serioz dhe mund te rrezikohet seriozisht kushti i Kopenhages per zgjedhje te lira dhe te ndershme.
Ne fund te ketij mesazhi kreu i Grupit Parlamentar socialist thote se opozita eshte e vendosur qe te intensifikoje veprimet politike permes mjeteve demokratike dhe do te reagoje fuqimisht ne mbrojtje te demokracise dhe te te drejtave per te siguruar zgjedhje te lira dhe te ndershme ne vend.

Deshtimi
Ne letren qe u eshte derguar tre zyrtareve te larte te Brukselit zotit Fyle zotit Daul dhe europarlamentarit majtist zotit Martin Shultz Ruci pohon deshtimin ne arritjen e kompromisit mes maxhorances dhe opozites per hetimin e zgjedhjeve ndonese u realizuan disa takime edhe me ndermjetesimin e faktorit nderkombetar. Ne menyre kronologjike permenden deshtimet e njepasnjeshme te bisedimeve dhe refuzimit te kerkeses nga maxhoranca per hetimin parlamentar te zgjedhjeve te 28 qershorit duke u bazuar ne transparencen dhe kushtetutshmerine. Zoti Ruci thekson se PD-ja ka refuzuar edhe oferten me te fundit te socialisteve per nisjen e procesit me hetimin e materialeve zgjedhore dhe me pas le te jete Komisioni i Venecias ai qe do te vendose nese do te duhet qe te hapen edhe kutite me fletet e votimit. Drejtuesi i larte socialist thekson se levizjet e fundit te kryeministrit Berisha jane ne funksion te perpjekjeve per te larguar shanset per hetimin e zgjedhjeve te fundit parlamentare duke shprehur pikepamjen se keto qendrime bien ndesh edhe me rekomandimet e fundit te Rezolutes se Parlamentit Europian per Shqiperine.
Ky mesazh derguar qarqeve me te larta te Brukselit eshte perpjekja e radhes se PS-se per te ndaluar djegien e fleteve te votimit dhe per te shtruar opsionin e radhes per te vazhduar dialogun politik qe u nderpre ne fillim te shtatorit pas deshtimit te bisedimeve mes Rucit dhe Patozit.

Reagimi
Pitela KQZ-se Djegia e fleteve goditje per demokracine

Zevendespresidenti i Parlamentit Europian Xhani Pitela i dergoi dje nje leter KQZ-se ku thuhet se nese do te merret vendimi per djegien e fleteve te votimit do te humbase pergjithmone mundesia per hetimin e zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit. Nje veprim i tille do te ishte nje goditje per demokracine parlamentare ne Shqiperi dhe kriza politike do te hyje ne nje rruge pa kthim. Ne u bejme thirrje te dyja paleve sidomos te qeverise sepse ne kemi marre te gjitha masat e nevojshme per zbatimin e Rezolutes se Parlamentit Europian per Shqiperine miratuar me 8 korrik ne Strasburg i cili thote qarte se baza per dhenien fund te krizes se tanishme politike eshte krijimi i nje komisioni parlamentar hetimor mbi zhvillimin e zgjedhjeve te 2009-s i cili ka nje mandat per te hetuar materialin zgjedhor.

MESAZHI
Bosh Te mos digjen fletet e votimit te blihen kutite e reja

Pak dite me pare kreu i Prezences se OSBE-se Robert Bosh deklaroi qarte dhe prere qendrimin per mosdjegien e fleteve te votimit. Nga nje pikepamje politike do ta konsideroja veprim jo te mencur djegien e fleteve te votimit shto ketu faktin qe kjo nuk do te ishte korrekte nga ana juridike sepse sipas nje ligji tjeter jo Kodit Zgjedhor nese ngrihen padi prokuroria ka dy vjet kohe ne dispozicion - tha zoti Bosh ne nje interviste dhene per Zerin e Amerikes. Sipas tij fletet duhet te ruhen te pakten edhe per nje gjysme viti le te themi deri me 28 qershorin e vitit te ardhshem ne menyre qe drejtesia te kete mundesi te hetoje nese do te jete e nevojshme. Nese fletet digjen atehere ska se cfare te hetohet - pohoi kreu i OSBE-se ne Tirane duket shtuar me tej argumenti se nevojiten kutite e votimit sigurisht qe qendron por besoj se mund te blihen kuti te reja pa e renduar shume buxhetin. Nuk mendoj se buxheti do te corientohej nese do te bliheshin ca kuti me shume per te mos asgjesuar ato qe keni - komentoi ambasadori i organizates qe certifikoi zgjedhjet e 28 qershorit si nje proces qe realizoi pjesen me te madhe te standardeve.

Dekreti per pronat ndan PDU-ne me PD-ne pa mbyllur marreveshjen

TIRANE - Ne kohen kur eshte njoftuar nje marreveshje mes PD-se dhe Partise per Drejtesi dhe Unitet del pakenaqesia e pare. Kjo force politike me dy deputete ne Kuvendin e Shqiperise doli mbreme me vote kunder propozimit per rrezimin e dekretit te Presidentit te Republikes Prof. dr. Bamir Topi per rishqyrtimin e ligjit Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin Per kthimin dhe kompensimin e prones te ndryshuar.
Qendrimi i Partise Drejtesi dhe Unitet mbi ceshtjen e pronave eshte i pandryshueshem duke qendruar gjithnje prane kerkesave te ish-pronareve dhe zgjidhjen perfundimtare te drejte dhe te shpejte te ceshtjes se kthimit dhe kompensimit te pronave te te gjithe pronareve te ligjshem ne Republiken e Shqiperise - thuhet ne deklaraten zyrtare qe kjo parti shperndau ne media.
Me tej thuhet se PDU-ja kerkon dhe po tenton me mjete ligjore dhe diplomatike zgjidhjen e ceshtjes pronesore te shqiptareve ne Greqi dhe si pasoje nuk mund te kete dopiostandarde ne qendrimet e saj per pronat e shqiptareve ne Shqiperi.
Ne fillimin e shtatorit kreu i kesaj partie zoti Shpetim Idrizi beri nje takim me kryeministrin Berisha ku u njoftua pergatitja e nje marreveshjeje mes dy partive politike e cila mund te pershinte edhe pjesemarrjen e kesaj force politike ne qeverisje.

17 Shtator 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›