E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haliti: Mustafa vendosi lapidarin krye në vete

Edhe një lider tjetër nga radhët e PDK- së po del që është i pakënaqur më lidershipin e Luginës së Preshevës.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, që vjen nga PDK, Xhavit Haliti, ka thënë për KTV-në, se heqja e lapidarit të UÇPMB-së, nga forcat serbe është dashur të mbrohet.

Haliti ka hedhur kritika në drejtim të kryetarit të Preshevës, Ragmi Mustafa, për vendosjen e lapidarit, siç ka thënë Haliti, pa pyetur askënd.

“Lapidari i UÇPMB-së është dashur të mbrohet. Kryetari i Preshevës e ka vendosur lapidarin krye në vete. Unë e kam parasysh se lapidarin nuk kanë mund heqin para se të ndodh takimi Thaçi-Daçiq, pasi që do të ishte e vështirë të ulen në të njëjtën tavolinë pastaj”, ka thënë Haliti.

Ndërkohë, dorëheqjen e gjithë lidershipit shqiptarë të Luginës më rastin e heqjes së lapidarit dit më parë e ka kërkuar, Nait Hasani. /Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›