Mbërrin eksperti amerikan për “21 janarin”
Mbërrin eksperti i parë amerikan në Tiranë. Lajmi konfirmohet për “Ora News”, ndërsa eksperti do të ndihmojë Prokurorinë në hetimin e ngjarjeve të 21 janarit.
Ndërkaq, një ditë më parë, Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama shprehu vendosmërinë e saj për të mos u lëkundur nga hetimet ndërsa iu drejtua ambasadës amerikane për asistencë teknike mbi hetimin e ngjarjeve të 21 janarit.