E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet nga Italia djali i aktorit të njohur

Një shtetas është ekstraduar nga Italia, i dënuar në mungesë nga drejtësia shqiptare për veprën penale të vrasjes. Rubens Sela ishte arrestuar në Ankona të Italisë në bazë të një urdhri ndërkombëtar arresti. Ky shtetas akuzohet nga gjykata për moskallëzim krimi, për vrasjen e Endri Koçisë, ngjarje e ndodhur në vitin 2005, pranë ATSH-së në kryeqytet.
Pas asaj kohe, Sela është larguar nga Shqipëria, duke jetuar kryesisht në Ankona të Italisë. Policia italiane i vendosi prangat pas një kontrolli rutinë. Sela, djali i aktorit të njohur Fatos Sela, i është prezantuar policisë së shtetit fqinj me një emër tjetër. Arrestimi është bërë në muajin prill të vitit 2008, ndërsa policia shqiptare u ka kominikuar homologëve italianë se personi i arrestuar është pikërisht i kërkuari Rubens Sela. Për vrasjen e Endrit Koçisë janë dënuar nga Gjykata e Tiranës edhe Igli Selita dhe Lulëzim Ismaili.
Ngjarja për të cilën është dënuar dhe arrestuar edhe Rubens Sela, ka ndodhur në shtator të vitit 2005, pasi viktima Endrit Kocia, bashkë me dy shokë të tjerë janë grindur me Juxhin Selën, vëllain e Rubensit. Megjithëse Rubens Sela ishte nisur me një pistoletë, armën ia kishte marrë shoku i tij Endri Qyqja, në tentativë për të shmangur vrasjen. Por më vonë, pas zënkës, ai është kthyer vetë në autor të krimit duke vrarë shtetasin Endri Koçia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›