Patozi, apel opozitës të hyjë në Kuvend

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi i ka bërë apel opozitës të marrë pjesë në seancën e nesërme të Kuvendit të Shqipërisë. Patozi i ka kërkuar opozitës të jetë prezente në Parlament për të diskutuar ndryshimet në buxhet.
Patozi tha se ftesa e grupit parlamentar demokrat është e sinqertë. Ai theksoi se debati politik bëhet në Kuvend, andaj nuk duhet të ketë bojkot nga PS-ja. "Duhet të diskutojmë reformat integruese dhe rekomandimet e ODIHR, andaj opozita duhet të jetë prezente", theksoi Patozi.